Lindita Nikolla prezanton Blendi Klosin në Lezhë, drejtuesin e ri të qarkut

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit politik të qarkut të Lezhës. Në këtë takim është prezantuar drejtuesi i ri i qarkut të Lezhës për PS, Blendi Klosi.

Të pranishëm në të takim ishte edhe sekretari i përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri, si dhe deputete socialistë të Lezhës Eduard Ndreca, Shpresa Marndoj dhe kryetarët e bashkive Pjerin Ndreu, Ndrec Dedaj dhe Majlinda Cara.

Në Asamblenë e PS, kryeministri Rama bëri ndryshime në drejtuesit e qarqeve , ku në Lezhë në vend të Nikollës vendosi Blendi Klosin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?