Home Bota Macron i bash...

Macron i bashkohet thirrjes së Merkel: Kufizime të koordinuara për udhëtarët jashtë bllokut

3
0

Presidenti francez Emmanuel Macron i është bashkuar thirrjes së kancelares amerikane Angela Merkel për vendosjen e karantinës.

Ai u ka bërë thirrje vendeve të BE që të koordinohen më mirë për të vendosur rreth rregullave që do të aplikohen për turistët që vijnë nga vende jashtë bllokut.

“Për mua, një nga çështjet e diskutimit është marrja e vendimeve të koordinuara në lidhje me hapjen e kufijve për vendet e treta dhe njohjen e vaksinave, sepse në këtë fazë duhet ta kufizojmë këtë në vaksinat që janë aprovuar nga autoriteti mjekësor evropian. ”

Kurse, ditën e djeshme, Merkel theksoi se duhet vendosur karantinë për udhëtarët që vijnë nga Britania e Madhe ku aktualisht është duke mbizotëruar varianti Delta i virusit. Qeveria britanike reagoi sot duke thënë se mbetet në dorë të shteteve përkatëse që të vendosin se çfarë kufizimesh duan të aplikojnë tek qytetarët britanikë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit