1 minutë në internet, video, foto, mesazhe, e-mail, dhe pëlqime

Rrjetet sociale janë gjithmonë zotëruesit. Në çdo minutë ndahen 650,000 Instagram Story, feed i Facebook tronditet 1.4 milionë herë, 200,000 njerëz dërgojnë një tweet, ndërsa Tinder shënon 2 milion swipe.

Nevoja e pashuar e mbajtjes së kontakteve me të tjerët demonstrohet mjaftueshëm nga numrat e mesazheve: 197.6 milionë email, 69 milionë mesazhe në Whatsapp dhe 9.132 kërkesa kontakti në Linkedin dërgohen çdo minutë.

Interneti është mbi të gjitha edhe argëtues. Çdo minutë 28,000 njerëz hyjnë në Netflix për të parë një film ose një serial, aplikacioni Tik-Tok shkarkohet 5,000 herë, më shumë se 500 orë përmbajtje video ngarkohen në Youtube, ndërsa Twitch shënon mbi 2 milionë shikime. Në 60 sekonda në rrjet shpenzohen 1.6 milionë dollarë për mallra.

SHKARKO APP