103-vjeçarja ”lutet” për Ramën: Ishalla këput mish, që të vijë…(VIDEO)

Në këtë kohë të Covid-19, emisionet televizive kanë gjetur personazhe interesante, siç është kjo gjyshe 103-vjeçare nga Peqini e quajtur Xhemile, e cila është ”lutur” live që kryeministri Edi Rama të këpusë mish. Në një lidhje me Skype në emisionin “Ftesë në 5”, teksa tregonte sesi kuronte njerëzit që ”këpusin mish”, ajo shprehu dëshirën që të kishte në dorë edhe kreu e qeverisë. ”Edi Ramës i jap dorën dhe kërkoj që të më japë dorën, inshalla po këput mish të vi tek unë t’i lidh mishin. Nuk kam çfarë të themi më tani”.

SHKARKO APP