1,15 miliardë euro për Shqipërinë/ Çfarë duhet të dini? Diferenca mes granteve e donacioneve dhe kredive të buta

Në konferencën e Donatorëve për Shqipërinë, organizuar nga Komisionit Europian, u mblodhën 1.15 miliardë euro donacione, grante e kredi për procesin e rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit 2019. Referuar raportimeve të deritanishme, pjesa më e madhe janë kredi me interesa të ulëta.

Por cila është diferenca mes tyre?

Donacionet janë dhurime direkte në para, që përgjithësisht nuk lidhen me ndonjë kusht të veçantë.

Grantet janë fonde të dhëna nga qeveritë, koorporatat apo instituconet. Për të përfituar nga grantet, përfituesi duhet të bëjë aplikime apo propozime, pra duhet të ketë një projekt që më pas duhet të “filtrohet” nga dhënësi i grantit dhe vetëm pas miratimit disbursohen paratë. Ashtu si për donacionet,edhe për grantet nuk ka detyrim kthimi.

Zakonisht grantet kërkojnë më shumë kohë për t’u përfituar.

Ndërsa kredia e butë është një kredi pa interes ose me interesa të ulëta, poshtë atyre që ofron tregu; pra një kredi pa interesa tregtare.

SCAN

SHKARKO APP