13 Prill 2019, dita kur triumfoj dhuna dhe shantazhi mbi universitetin dhe studentët

Prof. Dr. Lush SUSAJ –

Pavarësishtë nga fallsifikimet dhe nga gjygjet korruptive të kthimit dhe kompensimit të pronave, në këto 29 vite të sundimit përçarës dhe degradues të një rrëgjimi të pashëmbullt hybrid, otomano-komunist, zëmra e Kampusit të Universitetit Bujqësor të Tiranës qe ruajtur nga ndertimet e paligjshme të banesave dhe nga mafia e grabitjes dhe betonimit të lulishteve dhe hapësirave të tjera publike. Kampusi universitarë, pavarësishtë nga sipërfaqet e lira që ndodhen në përiferinë e tijë, e ku mund të ndertoheshin 3 apo 4 shkolla (pa e cenuar funksionalitetin e universitetit), u godit mu në qëndër me qëllim kthimin e shpejtë të sipërfaqës bujqësore prej më shumë se 12 ha në një shesh të ndertimit të pallateve, lokaleve, etj.

Edhe goditjen ndajë universitetit më të vjetër e më të rendësishëm të vendit po përpiqen që ta kamuflojnë si një përpjekje për të ndertuar një shkollë për fëmijet e banorëve të lagjeve të formuara pas vitit 1990 në periferi të universitetit. E vërteta qëndron ndryshe. Shkolla është vetëm kopërtura demagogjike që po përdorët për të mbuluar shkatërrimin e universitetit përmes vjedhjes së hapësirave didaktike të Universitetin Bujqësor të Tiranës, nga viti 1951-2019.

Dihet shumë fakti që në periferi të Universitetit Bujqësor, janë ndertuar dhe funksionojnë prej vitesh disa shkolla tek të cilat numëri i nxenësve është reduktuar dhe ka filluar edhe mbyllja e klasave paralele. Qëllimi i vërtetë i ndërtimit me ngut të shkollës mu në mesin e kampusit universitarë, duket që është shndërrimi i rreth 12 ha të tokës bujqësore (vreshtit didaktik dhe koleksionit pomologjik të universitetit) në shesh ndërtimi. E gjithë kjo strategji shkatërruese për universitetin kishte kohë që përgatitej nga ana e politikanëve dhe kompanive ndertuese. Në të gjithë këtë mashtrim dhe bashkëpunim konspirativ e të dhunshëm midis politikës së korruptuar me senatorët dhe drejtuesit e shushatur e të shantazhueshëm të universitetit, ka disa të verteta të hidhura e të pamohueshme për të cilat duhet shkruar e folur:

Së pari: Nuk ka asnjë ligj dhe asnjë praktikë me bazë morale dhe kushtetuese në Shqipëri apo në vendet e rajonit dhe botës që mundëson kthimin e aseteve didaktike dhe të trojeve të universiteteve dhe shkollave publike tek ish pronarët, dhe aq më pak tek bashkitë dhe komunat. Shkatërrimi që po i bëhët universitetit, është një veprimtari e hapur antiligjore në të cilën janë mpleksur kompanitë e ndërtimit, politikanët e lartë të bashkisë dhe politikanët e të ashtuquajtures “Rilindje” nga njëra anë dhe një grup senatorësh dhe drejtuesish aktual të shantazhueshem e të bindur të universitetit që nuk përfaqësojnë më asgjë dhe askend. N çdo rrethanë dhe kohë, UBT-ja duhet të ishte ruajtur e rindertuar për shkak nevojës dhe rrolit të tijë në drejtim të zhvillimit bashkëkohor të shkëncës dhe të bujqësisë shqiptare.

Së dyti: Që me datën 2 Prill kur në UBT erdhen forca të shumëta të policisë bashkiake dhe përfituesit e truallit të ndërtimit, menjëherë pati një reagim spontan dhe të fortë të studentëve dhe pedagogëve të cilët e kundërshtuan me argumenta dhe forcë shkatërrimin e mjedisit, vreshtit dhe të pemëtorës didaktike. Ndërsa me datën 3 Prill, asambleja e këshillit të profesorëve të Fakultetit të Bujqësisë, e mbledhur që në orën 10 në  sallën “Skender Xhiku”, vendosi unanimisht mbështetjen e protestës së studentëve dhe daljen e pedagogëve në përkrah studentëve. Kjo levizje dhe kundërshti kulmoj në një mbledhje tjetër të përgjithshme të asamblesë akademike të universitetit e zhvilluar me 11 Prill 2019, ora 9-11, tek salla “Behar Male”. Në këtë mbledhje pati një sensibilitet dhe pjesmarrje shumë të gjerë pasi moren pjesë senatorët, dekanët të cilët flolën dhe e kundërshtuan hapur me zë e me figurë betonizimin e ambjenteve të universitetit. Të gjithë pedagogët që e morën fjalën, pavarësishtë nga bindjet e tyre politike, shprehen indinjatën e tyre të thellë dhe e denuan me forcë e me vullnet të lirë shkatërrimin ndajë kampusit universitarë. I gjithë takimi dhe të gjitha fjalët dhe reagimet kolektive dhe individuale, janë monitoruar dhe regjistruar nga mediat televizive dhe nga gazetarët e shumtë që e ndoqen nga afër. Me datën 12 Prill, ndërsa Rekstori i Unjiversitetit Bujqësor ishte paraqitur në prokurorinë e Tiranës për t’u marrë në pyetje për gjoja shpërdorimet e betonit dhe të parave të dhëna për ndertimin e portës dhe të murit rrethues (kujtoj faktin që rektori nuk merret as me mure dhe as me porta), studentët dhe pedagogët vazhdonin me protestën e tyre për të shpetuar ambjentët didaktike nga betonimi dhe shkatërrimi i pakthyeshëm. Nuk dihet se për ç’farë është pyetur rektori në prokurorin e Tiranës, ndërsa dihet nga të gjithë fakti që sapo doli nga ambjentët e drejtësisë, arriti që të mohoj që të gjithë gjykimin dhe qëndrimin e tijë publik kundër betonizimit dhe shkatërrimit të universitetit, dhe të nënshkroj një aktmarrëveshje që është dhe do të mbetet një dëm dhe padrejtësi shumë e madhe për Universitetin Bujqësor dhe të gjithë Shqipërinë. Për më tepër, me datën 13 Prill, në mënyrë urrgjente është thirrë edhe mbledhja e Senatit Akademik për ta ligjeruar nënshtrimin real të universitetit ndajë interesave klanore të politikës, nënshtrimi që vulosi dhe ligjeroj shkatërrimin përfundimtarë të ambjenteve mësimore të universitetit. Deklarata e datës 13 Prill është transmetuar nga të gjitha mediat dhe do të mbahet mend gjatë si deklarata më dekurajuese e më shkatërruese ndaj reagimit studentorë dhe gjithë procesit mësimor të këtyre 68 viteve të UBT. Presioni dhe degradimi intelektual, akademik e shoqëror kishte vajtur deri në atë pike, sa asnjëri nga senatorët dhe drejtuesit, pavarësishtë nga qëndrimet e tyre të mëparshme (në mediat publike), nuk e kundërshtuan këtë vendim të padrejtë e me pasoja shkatërrimtare.

Së treti: Të hënën me 15 Prill, 2019, takova dhe piva një kafe pune me disa prej senatorëve dhe drejtuesve të universitetit. Që të gjithë ndihen shumë keq dhe janë zverdhur aq shumë në fytyrë. Ata ndihen të turpëruar dhe shprehen nën zë “nuk kishim asnjë rrugë tjetër”. Bëhët fjalë për një shkatërrim territori dhe prone të universitetit në kushtet kur nuk funksionojnë as gjykata e lartë dhe as gjykata kushtetuese. Ndërsa funksionojnë gjyqtrë që bëjnë pazaret dhe grabitjet e tyre të fundit, përpara largimit apo gradimit që ata presin nga vetingu i radhës në drejtësi.  Përmes këtyre mënyrave dhe modeleve të shantazhit, të komunikimit dhe të vendimarrjes klanore, Universitetit Bujqësor i është gllabëruar mesi i sipërfaqës didaktike që për vite ka shërbyer si vreshtë, si pemëtore dhe tani si lulishte dhe si pyll orbital. Gjithkush e ka kuptuar dhe din faktin që pas demagogjisë për shkollën e re, fshihet qëllimi i vërtetë i betonimit në një zonë që nuk u shkatërrue as gjatë trazirave të vitit 1997.

Së katërti: Sot dhe dje, jam ndalur pak duke analizuar pak më me kujdes atë fiktivitetin e zgjedhjeve të këtyre 25 viteve nepër universitete, bashkë me produktin fiktiv e nepotik të dalë prej tyre. Njëlloj sikur dhe zgjedhjet parlamentare dhe lokale në Shqipëri, edhe zgjedhjet në universitetet e vendit, duket se janë dominuar dhe manipuluar nga klanet nepotike dhe interesat e ngushta të tyre. Kujtoj faktin që, vendimi absurd i datës 13 Prill 2019, për shkatërrimin e vreshtit didaktik dhe të krejt funksionimit normal të praktikave të universitetit është bërë nga një senat që karakterizohet nga dy cilësi qartësishtë të dukshme e të verifikueshme. Cilësia e parë lidhet me faktin se kemi të bëjmë me një senat të pashëmbullt në historinë 107 vjeçare të shtetit dhe të institucioneve të arsimit tonë kombëtarë, një senat që nuk ka asnjë pedagog senator as drejtues nga Veriu i Shpërisë. Ndërsa cilësia e dytë që bie edhe më lehtë në sy ka të bëjë me faktin se asnjëri nga senatorët dhe drejtuesit aktual të universitetit, nuk është nga familjet nacionaliste dhe antikomuniste. Nuk ka asnjë senator dhe asnjë drejtues nga ish të përsekutuarit politik të Shqipërisë edhe pse për ta është bërë aq shumë propagandë dhe demagogji për gjoja përfaqësimin dhe integrimin  e tyre që nuk u bë kurrë. Në këtë mënyrë, nga mungesa e gjatë e përfaqësimit real, e demokratizimit dhe e dekomunistizimit të universiteteve dhe gjithë jetës sonë shoqërore, shtetërore dhe politike, situata në universitete dhe në të gjitha qelizat e shoqërisë, ekonomisë dhe politikës shqiptare është e pashëmbullt, është turpëruese dhe pothuajëse e pashpresë. Demagogjinë mbi tranzicionin, antikomunizmin, dhjetorët dhe dhjetoristat, rilindjen, bashkëqeverisjen, votën e lirë, etj, nuk e beson dhe nuk e han më askush. Këtë e verteton edhe vendimi absurd për shkatërrimin e kampusit të universitetit i marrë nga një senat fiktiv, antarët e të cilit nuk patën qëndresë as burrëri intelektuale pasi ata u shantazhuan dhe u përkulën duke vendosur partinë apo sektin e tyre politik mbi universitetin, korrupsionin dhe krimin mbi studentët, mbi interesat e shoqërisë shqiptare dhe mbi kolegët e tyre të panjollosur nga hajdutëria dhe shpërdorimi i investimeve, projekteve apo taksave të studentëve.

Kjo ngjarje e shëmtuar nuk do të harrohet kurrë sepse efektet e sajë mjedisore dhe mësimore do ta degradojnë çdo ditë e më shumë rritjen dhe funksionimin normal të UBT-së. Ky rast do të shërbejë për të kuptuar edhe më mirë pasojat e heshtjes dhe të mosreagimit të menjëhershëm. Për më tepër do të jetë dëshmia më e mirë për pasojat që burojnë nga nënshtrimi dhe zgjedhja në krye të punëve dhe të institucioneve të karaktereve të loposura, të rriqnave parasite apo të njerëzve të korruptuar e gjithmonë të shantazhueshëm e të manipulueshëm.

SHKARKO APP