138 mijë doza vaksinash gripi falas

Për një dimër pa viruse, ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka siguruar 138 mijë doza vaksinash gripi falas për kategoritë më të rrezikuara. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu thotë se janë marrë masat paraprake për një sezon dimri pa viruse. ”138 mijë doza vaksinash gripi janë siguruar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për të vaksinuar falas kategoritë më të rrezikuara nga virusi i gripit”. Vaksinimi i popullatës kundër virusit të gripit do të nisë javën e parë të nëntorit. Grupeve të riskut siç janë gratë shtatzëna, të sëmurët kronikë, fëmijët 0-5 vjeç dhe bluzave të bardha, këtë vit i janë shtuar edhe nxënësit e shkollave apo edukatoret e çerdheve dhe kopshteve.

SHKARKO APP