15 Pandemitë që ndryshuan botën
Kur një epidemi përhapet përtej kufijve të një vendi, sëmundja bëhet zyrtarisht pandemike, si COVID 19. Në 11 Mars Organizata Botërore e Shëndetësisë, shpalli situatën e krijuar nga koronavirusi, pandemi globale. Sa më të civilizuar bëheshin njerëzit duke ndërtuar qytete, duke krijuar rrugë tregtare dhe duke bërë luftëra mes tyre, aq më të lehta ishin mundësitë për t’u prekur nga pandemitë.
Ja disa nga pandemitë që, duke shkatërruar popullsisë njerëzore, ndryshuan historinë.
1. 430 Para Krishtit: Athinë Pandemia më e hershme e regjistruar ka ndodhur gjatë Luftës Peloponeziane. Pasi sëmundja kaloi nëpër Libi, Etiopi dhe Egjipt, ajo kapërceu muret athinase në të njëjtën kohë kur spartanët bënë rrethimin. Gati dy të tretat e popullsisë vdiqën. Simptomat përfshinin ethe, etje, gjakderdhje, lëkurë të kuqe.
2. Viti 165: Murtaja Antonine Murtaja Antonine ishte ndoshta një shfaqje e hershme e tifos që filloi me hunët. Hunët infektuan gjermanët, të cilët ua kaluan atë Romakëve dhe pastaj trupat e kthyera e përhapën atë në të gjithë perandorinë Romake. Simptomat përfshinin ethe, dhimbje të fytit, diarre dhe plagë të mbushura me qelb. Kjo epidemi vazhdoi deri në vitet 180, perandori Marcus Aurelius ishte një nga viktimat e saj.
3. Viti 250: Mortaja e Ciprianit E pagëzuar me emrin e viktimës se parë të njohur, murtaja e Ciprianit shkaktonte diarre, të vjella, ulçera në fyt, ethe dhe gangrenë të duarëve dhe këmbëve. Duke filluar nga Etiopia, kaloi nëpër Afrikën Veriore, në Romë, pastaj në Egjipt.
4. Viti 541: Murtaja Justiniane U shfaq për here të pare në Egjipt. Murtaja Justiniane u përhap nga Palestina dhe Perandoria Bizantine, dhe më pas në të gjithë Mesdheun. Kjo sëmundje vrau rreth 50 milion njerëz, 26 për qind te popullsisë botërore.
5. Shekulli 11: Lebroza Megjithëse kishte qene për shekuj të tërë, lebroza u shndërrua në pandemi në Evropë në Mesjetë. Një sëmundje bakteriale me zhvillim të ngadaltë që shkakton plagë dhe deformime, lebroza besohej se ishte një ndëshkim nga Zoti e trashëguar në familje.
6. Vdekja e Zezë, viti 1350 Murtaja e quajtur vdekja e zezë, ishte shkaktare për vdekjen e një të tretës së popullsisë botërore. Filloi në Azi dhe u zhvendos në perëndim nga karvanët. Duke hyrë përmes Sicilisë në vitin 1347 ajo u përhap me shpejtësi në të gjithë Evropën. Trupat e vdekur u bënë aq të shumta sa mjaft mbetën të pavarrosur duke krijuar një erë mbytëse në qytete. Anglia dhe Franca ishin aq të paralizuara nga murtaja sa vendosën armëpushim të luftës. Murtaja ndryshoi rrethanat ekonomike dhe demografinë duke sjell shembjen e sistemit feudal britanik.
7. Sëmundjet ngjitëse viti 1492 Pas mbërritjes së spanjollëve në Karaibe, sëmundje të tilla si, tifoja, fruthi dhe murtaja iu transmetuan popullsive vendase nga Evropianët. Këto sëmundje shkatërruan popullsinë indigjene, duke bere qe rreth 90 për qind të vdesin në të gjithë kontinentet veriore dhe jugore. Nga hulumtimet thuhet se vdekja e rreth 56 milion amerikanëve vendas në shekujt 16 dhe 17, mund të ketë ndryshuar klimën e Tokës.
8. Viti 1665: Murtaja e Madhe e Londrës Murtaja bubonike çoi në vdekjen e 20 përqind të popullsisë së Londrës. U masakruan qindra mijëra mace dhe qen si shkak i mundshëm ndaj sëmundjes. Kulmi i shpërthimit erdhi në vjeshtën e vitit 1666.
9. Pandemia e parë e kolerës, viti 1817 Kjo valë e infeksionit të vogël të zorrëve filloi në Rusi, ku vdiqën një milion njerëz. U përhap përmes ujit dhe ushqimit të infektuar nga bakteri. Bakteri iu kalua ushtarëve britanikë që e cuan atë në Indi, ku vdiqën miliona të tjerë. Më pas u përhap kolera u përhap në Spanjë, Afrikë, Indonezi, Kinë, Japoni, Itali, Gjermani dhe Amerikë.
10. Pandemia e tretë e murtajës, viti 1855 Duke filluar në Kinë dhe duke kaluar në Indi dhe Hong Kong, murtaja bubonike mori 15 milion viktima. India u përball me viktimat kryesore. Pandemia ishte aktive deri në vitin 1960.
11. Pandemia e Fruthit Fixhi, viti 1875 Pasi ishujt Fixhi iu dhanë Perandorisë Britanike, një delegacion mbretëror vizitoi Australinë. Gjatë shpërthimit të fruthit, delegacioni mbretëror solli sëmundjen në ishullin Fixhi. Nga kjo sëmundje në Fixhi vdiqën 40,000 njerëz.
12. Gripi rus, viti 1889 Pandemia e parë e gripit filloi në Siberi dhe Kazakistan, më pas në Moskë dhe depërtoi në Finlandë dhe më pas në Poloni, ku u përhap në pjesën tjetër të Evropës. Në vitin 1890 kishte kapërcyer oqeanin drejt Amerikës së Veriut dhe Afrikës. Në fund të vitit 1890, u raportuan 360,000 viktima.
13. Gripi Spanjoll, viti 1918 Gripi spanjoll mendohet se e ka origjinën në Kinë dhe u përhap nga punëtorët kinezë që transportoheshin me hekurudha nëpër Kanada gjatë rrugës për në Evropë. Pandemia e njohur si “gripi spanjoll”, i mori jetën 50 milion njerëzve në gjithë botën.
14. Gripi aziatik, viti 1957 Duke filluar në Hong Kong dhe duke u përhapur në të gjithë Kinën dhe më pas në Shtetet e Bashkuara, gripi aziatik u përhap në Angli ku, për gjashtë muaj, vdiqën 14,000 njerëz. Një valë e dytë u pasua në fillim të vitit 1958, duke shkaktuar një total prej rreth 1.1 milion vdekje globalisht.
15. HIV / AIDS, viti 1981 I identifikuar për herë të parë në vitin 1981. SIDA u vu re për herë të parë në komunitetet gay amerikane, por besohet se është zhvilluar nga një virus shimpanzeje nga Afrika Perëndimore. 35 milion njerëz në të gjithë botën kanë vdekur nga SIDA që nga zbulimi i saj.
/Ora News