175 mijë Dollarë “fluturojnë” në autostradë, shoferët ndalojnë makinat (Video)
Shoferët nuk po u besonin syve kur panë se autostrada ishte mbushur me para. Dera e një kamioni të blinduar u hap dhe kartëmonedhat nisën të “fluturonin”.
Ngjarja ka ndodhur në Atlanta të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Drejtuesit e automjeteve të tjera ndaluan dhe nisën të mblidhnin parët në autostradë.
Kamioni i blinduar po transportonte 175 mijë Dollarë. Policia u njoftua që më shumë se 15 makina kishin ndaluar në mes të autostradës. Shumë video të publikuara në mediat sociale po analizohen nga policia, e cila thotë se po verifikon targat e automjeteve që kanë ndaluar në rrugë.
Autoritetet u kanë bërë thirrje shoferëve që të kthehen dhe të dorëzojnë paratë që mblodhën në autostradë. Njëri prej tyre dorëzoi 2100 Dollarë, kurse një tjetër 500 Dollarë. Ata që nuk dorëzojnë paratë e gjetura, do të akuzohen për vjedhje të pasurisë së humbur.
KOHA JONË SONDAZH
A duhet të nxjerrë PD dhe Opozita emrin e kandidatit për Kryeministër, por të mos jetë Berisha?
Results
Po
2210 (78.1%)
Jo
619 (21.9%)
Vota totale: 2829
LAJMET E FUNDIT
Ylli Rakipi: Autoritetet të hetojnë pretendimet tronditëse të Meksit. Në MCN TV, ka një situatë terrori
11 minuta më parë
“Janë kartele që bëjnë presion”, kreu i Shoqatës së Hidrokarbureve i përgjigjet Braçes: Këto janë shpikje të ti
20 minuta më parë

