2 gafat e frikshme të kryetares së Bashkisë Durrës

Kryebashkiakja e Durrësit, Valbona Sako, mëngjesin e së shtunës dha një intervistë për ABC News në lidhje me procesin e akomodimit të banorëve të pastrehë. “Qytetari paraqitet në Bashkinë e Durrësit, krijojmë një lëvizje të organizuar me transport dhe i çojmë në pikat e akomodimit, që janë hotele me kushtet më të mira. Do të thoja janë hotele me pesë yje, që në kushte normale zotërinjtë nuk do të mund t’i paguanin për pushime”,thotë ndër të tjera ajo.

Sipas saj, “zotërinjtë” janë qytetarët që po përpiqen të shkaktojnë problematika aty ku gjithë procesi po shkon mirë. Sado të përpiqemi ta kuptojmë kontekstin e Sakos, krahasime të tilla janë të panevojshme, aspak njerëzore dhe etike në një kohë kur njerëzit kanë humbur të afërmit dhe shtëpitë pas tërmetit.

Sikur të mos mjaftonte kjo, në një intervistë për Top Channel, kryetarja e Bashkisë u shpreh: “Për hir të së vërtetës duhet ta themi që ky ishte një tërmet i nivelit shkatërrimtar, por që jemi të kënaqur me 50 viktima, sepse në rastet e tjera kanë qenë mbi 1000 viktima”.

Me gjithë dëshirën e madhe për të kuptuar lodhjen dhe stresin që po përjeton Sako në drejtimin e Bashkisë së Durrësit për të përballuar gjithë situatën kaotike të krijuar, duhet të theksojmë se do të ishte me vend që të tregonte pak më kujdes me deklaratat në media. /Anabel/

SHKARKO APP