2 mijë vjet pasi Pompei u shkatërrua, arkeologët gjejnë një “fast food”
2 mijë vjet pasi Pompei u shkatërrua nga shpërthimi vullkanik, një zbulim i rrallë është bërë në qytetin e lashtë romak: një dyqan “fast food-i” i asaj kohe termopolium është gjetur i paprekur dhe vitin që vjen, do të hapet për publikun. Mendohet se në këtë dyqan shërbeheshin ushqime të ngrohta dhe pije për banorët. Termopoliumi ka dalë në dritë gjatë gërmimeve vitin e kaluar, por u njoftua vetëm tani.
Shpërthimi shkatërrimtar i Vezuvit e varrosi Pompein nën një shtresë të trashë llave e hiri, e cila ndihmoi nga ana tjetër që ai të ruhej në masë të madhe i paprekur, duke u kthyer në një burim të paçmuar për arkeologët.
Vazo terrakota të përdorura për ushqimin e ngrohta janë gjetur në termopolium, ndërsa pjesa e përparme e banakut të tij është zbukuruar me afreske me ngjyra të ndezura, disa prej të cilave paraqesin kafshë që ishin pjesë e përbërësve të ushqimit të servirur aty.