“2 milionë lekë komplet doza”, shpërthen gazetari: Të marrë fund bërja biznes me sëmundjen COVID-19

Ne foto, gazetari Elton Qyno

Gazetari i kronikës Elton Qyno denoncon abuzimet stratosferike që po u bëhen qytetarëve shqiptarë në këto ditë të vështira me shitjen e “licencuar” nga shtetit të medikamenteve të palicencuara në këto 8 muaj po përballjeje me pandeminë e koronavirusit.

Reagimi i gazetarit

Ky që shihni në këtë foto është antibiotiku, që qarkullon në tregun e zi dhe të ligjshëm dhe që shërben për kurimin e personave të prekur nga virusi pandemik COVID-19.

Sot me çdo person të prekur nga COVID-19, po bëhet biznes. Një tregti e errët ku të fituar janë vetëm mjekët, farmacistët dhe kontrabandistët e këtij medikamenti. Nëpërmjet të njohurve të mi, jam vënë në dijeni se pikërisht këtë medikament që quhet “Remdesivir”, e kanë blerë 2 milionë lekë të vjetra komplet dozën. Një dozë e vetme i ka kushtuar, me mik e me maç, plot 450 mijë lekë të vjetra.

Ndërsa informacionet e sakta janë se pikërisht me këtë medikament po bëjnë biznes të pisët dhe të ulët, disa prej mjekëve të spitalit infektiv dhe sanatorium në Tiranë.

Nuk dua të fyej asnjë mjek që në këto ditë shërben me shumë përkushtim dhe ngarkesë, por dua të them një të vërtetë se brenda radhëve të mjekëve ka njerës me bluza të bardha që kryejnë biznes dhe janë kthyer në trafikantë ilaçesh, ku një flakon kanë arritur ta shesin deri në 500 euro.

Këta njerëz që mbajnë veshur bluzat e bardha, arrijnë t’i marrin këto ilaçe, nëpërmjet taktikave pirateske në depot e ilaçeve të spitalit dhe më pas ti shesin në farmaci të ndryshëm apo dhe në pacientë që ata vetë sigurojnë, me çmim astronomik prej 500 euro flakoni.

Ky biznes dhe kjo përfshirje e mjekëve apo shefave të depove të ilaçeve në spital në këtë tregti duhet të marrë fund.

Ftoj këdo që e ka pësuar me çmimet e ilaçeve të vendosura nga mjekë e lloj e sorollop trafikantë ilaçesh ta denoncojë publikisht me emër ose në prokurori.

Bërja biznes me sëmundjen COVID-19, duhet të marrë fund.

SHKARKO APP