20 minuta “gurë” nga qielli

Një stuhi e frikshme përfshiu pjesën jugore të Kinës këtë të martë, me kokrra breshëri që thuhet se ishin aq të mëdha sa një vezë. Banorët e Jinping, në provincën e Yunnan, kur u zgjuan i gjetën makinat e tyre të shkatërruara, dritaret e thyera dhe rrugët e mbuluara nga grumbuj të mëdha akulli.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja britanike DailyMail, vendi u përfshi nga një stuhi breshëri që zgjati vetëm 20 minuta, gjatë orëve të mëngjesit. Fatmirësisht nuk raportohet për të dëmtuar në njerëz. Në fotot e shpërndara nga banorët e zonës në rrjetet sociale, mund të shihen madhësia e kokrrave të breshërit, të cilat janë vërtetë të mëdha. Dëmtime të rënda pësuan edhe çatitë e shtëpive, si dhe të mbjellat në fusha.

Sipas shërbimit meteorologjik të Yunnan, stuhia nisi rreth orës 06:40 të mëngjesit dhe shoqërohej me era të forta që shkonin deri në 70 kilometra në orë. Sipas autoriteteve, stuhi të tillë nuk ishte parë prej shumë vitesh.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?