“200 komunistët e PKSH në 1941 ishin shumica gjakovarë”

Historia e themelimit të Partisë Komuniste të Shqipërisë ishte në fokus të analizës së emisionit të sotëm “Ju flet Moska” nga Kastriot Myftaraj në Rtv Ora News.

Myftaraj: Historia zyrtare e regjimit komunist shqiptar thotë se në vitin 1941 ishin 200 komunistë që krijuan Partinë Komuniste. Ishte ngjarja më me pasoja afatgjata në historinë e krijimit të shtetit shqiptar pas shpalljes së pavarësisë, në kuptimin politik.Kjo është shtëpia (në foto) ku u themelua partia në Tiranë. Lista e 200 komunistëve të parë nuk u botua asnjëherë. Dhe arsyeja nuk ishte se një pjesë e madhe e tyre u shpallën armiq nga Enver Hoxha. Pjesa më e madhe e komunistëve që themeluan Partinë Komuniste ishin nga Gjakova që kishin ardhur në Shqipëri për studime, për tu shkolluar në kohën e monarkisë Zogiste ose kishin ardhur në periudhën mes dy luftrave me familjet e tyre të dëbuar nga përndjekja e serbëve.Por është e çuditshme prania e tyre në themelimin e Partisë Komuniste shqiptare.

https://www.facebook.com/jufletmoska/videos/240586653545671/

SHKARKO APP