2021, pesë qëllimet që duhet ti vendosi vetes për të shpëtuar planetin

Urimet në familje, mes miqëve dhe të dashurve për 2021 ishte në çdo tavolinë për shëndet, shëndet dhe shëndet. Ne mund të kemi qëllimet më të mira, por sidoqoftë realiteti është se nëse nuk ju përmbahemi qëllimeve që i vendosim vetes asgjë e keqe nuk do të ndodhë. Kjo është dhe arsyeja se përse qëllimet që vendosim këtë vit duhet të jenë pak më ndryshe. 2021 është një vit vendimtar për të mbrojtur planetin e brishtë në të cilin po jetojmë dhe nëse përshtatemi me një jetesë pak më të qëndrueshme, kjo do të sjellë një ndryshim të madh dita ditës.

Provoni të eleminoni tërësisht përdorimin e plastikës

Çdo vit rreth tetë milion ton plastikë përfundon në oqean. Europa është përgjegjëse për një të pestën e prodhimit të plastikës, por në vitin 2016 u rikuperuan vetëm 30% e këtyre mbetjeve plastike. Me gjithnjë e më shumë alternativa ‘pa plastikë’ që gjenden në treg, ju jeni thjesht të bekuar me një mori zgjedhjesh që do t’iu vijnë në ndihmë teksa ndërroni produktet tuaja.

Provoni të bëheni vegan

Kthimi në vegan është provuar të jetë ndryshimi më i madh i mundshëm në stilin tuaj të jetës, për të ndihmuar në shpëtimin e planetit. Një studim nga Universiteti i Oxford-it në vitin 2018 zbuloi se heqja e mishit nga dieta juaj mund të zvogëlojë gjurmën tuaj të karbonit me 73%. Studiuesit gjithashtu zbuluan se një dietë pa mish do të sillte si rrjedhojë dhe 3.1 miliardë hektarë më pak tokë bujqësore. Por nëse kthimi krejtësisht në vegan ju duket shqetësues pse të mos filloni duke krijuar një ditë në javë pa mish, pra një të hënë vegane?

Përdorini shishe uji të riciklueshme

Këtë mbase e keni dëgjuar dhe më parë por shishet plastike ende shiten nëpër dyqane me 46 miliardë prej tyre që blihen çdo vit nga Bashkimi Europian. 2021 është viti që duhet të përpiqemi ta zvogëlojmë këtë shifër në mënyrë të konsiderueshme. Me kaq shumë alternativa interesante për të zgjedhur në treg, ju mund të jeni të sigurt që do të dukeni më këndshëm me një shishe të riciklueshme në dorë dhe në të njëjtën kohë do të jeni duke ndihmuar edhe mjedisin.

Dilni nga dushi pak më shpejt

Ju mund të shijoni një dush të gjatë e të nxehtë në mëngjes po a e dini se ky proces harxhon një sasi shumë të madhe uji? Kufizimi i kohës që kaloni në dush do të ndihmojë planetin dhe jo vetëm, do ju kursejë goxha para. Vetëm një minutë më pak në dush mund të ndihmojë në kursimin e 2,400 litrave ujë (që përkthehen në 40 kg CO2 për person).

Blini rroba të përdorura

Industria e modës vlerësohet të jetë përgjegjëse për 10% të emetimit të karbonit në të gjithë botën. Me më shumë zëra që shtohen e thërrasin në zinxhirin e furnizimit të modës, ky është viti ku duhet të provojmë të blejmë vetëm rroba të përdorura. Duke zgjedhur të blini rroba të përdorura ju do të ndihmoni në zvogëlimin e mbeturinave, ndotjes, energjisë dhe njëkohësisht do të kurseni para.

SHKARKO APP