24 janar, dita ndërkombëtare e arsimit dhe realiteti shqiptar!
Nga Nora Malaj
“24 janari është një datë kalendarike vjetore e vendosur nga Kombet e Bashkuara, për të festuar rëndësinë e Arsimit dhe ndikimit të tij në mbarë botën. Arsimi është thelbësor për Zhvillimit të Qëndrueshëm, që synon të “sigurojë arsim gjithëpërfshirës dhe të barabartë , me cilësi dhe të promovojë mundësi të të mësuarit gjatë gjithë jetës” deri në vitin 2030.
Arsimi është një e drejtë njerëzore, e cila nuk duhet të mohohet kurrë. Si qenie njerëzore, ne kurrë nuk ndalemi së mësuari. Edukimi nuk duhet të shihet vetëm si një mjet për një qëllim, pasi rëndësia ka edhe gjatë arritjes së moshës më të vjetër. Sigurimi i aksesit në mjetet dhe burimet e nevojshme, jo vetëm që ofron mundësi, por edhe një ndjenjë të vazhdimësisë në jetën e mëvonshme. Në vlerësimin e kësaj filozofie, vende të ndryshme kanë krijuar Universitete të epokës së tretë dhe epokës së katërt.”
Sot , Shqipëri përballet me një sërë problemesh , të cilat ende nuk po shohin zgjidhjen e tyre.
Se pari nje buxhet të 2019 edhe më të ulët , që për një arsimim gjithëperfshirës , me standart dhe të dedikuar është mision i pamundur .
Se dyti, një institucion arsimor që është larg së nxjerri qytetarë aktivë dhe profesionist për tregun e punës , po thjeshte njerez- robot që në vend të dijes , prijoritet kanë notën dhe jo të menduarin kreativë .
Se treti – institucione arsimore që janë shumë larg së bëri mësim dhe aftësimit me dije didaktike dhe te qendrueshme,pasi mungojnë mjetet didaktike dhe laboratorët e nevojshëm për të lidhur teorinë me praktikën , si nevojë e tregut të punës .
Se katërti- mësuese e pedagogë ende të pa vlerësuar , as në indeksim dhe në rritje reale të rrogës , duke i rreshtuar pagat e tyre në vendin më të fundit në Europë dhe në Ballkan dhe duke mos pasur mundësi kualifikimi dhe aftësimi për gjatë gjithë jetës .
Së pesti- institucionet e arsimit , që nga anketimet dhe rastet mediatike , notën e shfrytëzojnë për elemente korruptivë dhe mjediset mësimore shpeshherë iu kthehen në arena dhune dhe bullizmi, duke mos realizuar dot edukimin qytetarë .
Se gjashti- Institucione arsimore që janë shumë larg investimit për realizimin e kualifikimeve gjatë gjithe jetës për qytetarët dhe pergatitjen e tyre për tregun e punës me dijet që marrin, për të përballuar konkurencën e saj .
A ka zgjidhje??
Apsolutisht po!
Nese arsimi shihet nga qeveria dhe qeveritë realisht si prijoritet kombëtarë dhe i pa negocueshëm kur bëhet fjalë për investimin dhe për të rritur 5 për qind të PPB për të .
Sigurisht , që mundet të kthehet në mision të mundshëm kur ndërton nje fokus të qartë për ta kthyer shkollen në vendin më miqësorë ,
ku arsimin i detyruar të krijojë qytetarin me vlera humane , duke mos patur prioritet notën, siç ka tregtari apo qytetari paranë ,por edukimin humanë e qytetarë ,për të njohur shtetin e së drejtës , duke socializuar fëmijtë në shoqëri dhe duke njohur e mbrojtur të drejtat e tyre dhe dijet bazë për botën ku lindin dhe rriten.
Arsimi i mesëm të ketë si mision të qartë për të edukojë dhe mësuar të rinjtë si qytetar aktivë me dije të qendrueshme e të konkurueshme, që të mbrojë dhe të luftojë për shtetin e së drejtës dhe kur universiteti të prodhojë profesionistin e aftë për tregun e punës.
Nëse edukimin nuk do ta shohim si mision të shoqërisë gjatë gjithë jetës, injoranca , padija dhe kaosi do të jenë zotëriesit e jetës sonë.
Ne mundemi që të bëjmë nhë arsim të konkurrueshëm , për t’ju dhënë të rinjve dhe të gjithë shoqërisë armën më të mirë në botë dijen, që të ndryshojnë jetën dhe botën ku jetojmë në të mirë të njerëzimit dhe në fuqizim
të familjes e shoqęrisë!