3 shenjat më hipokrite të horoskopit, që ju “vrasin” ditën e ju qajnë natën

Askush nuk do të donte të kishte një hipokrit/hipokrite në jetën e tij, megjithatë ata jnë aty poshtë hundës sonë. I ndeshim kudo në rrugë, në punë, por edhe në ambientin familjar e shoqëri. Për fat të keq nuk e kemi të zhvilluar nuhatjen për të dalluar hipokritët, por yjet mund të na vijnë në ndihmë. Dikujt mund t’i pëlqejë e dikujt tjetër jo, por sipas astrologëve 3 janë shenjat e horoskopit më hipokrite që bëni mirë t’i mbani larg nga jeta jua.

Binjakët: E dinim prej kohësh që Binjakët janë shenja më e pavendosur dhe e dyzuar e horoskopit, pore mesa duket të lindurit nga 21 maji deri më 21 qershor janë edhe më hipokritët sipas astrologëve. Personat që i përkasin kësaj shenje nuk janë kurrë të kënaqur me atë që kanë dhe kërkojnë gjithmonë e më shumë, por këtë e bëjnë duke u shtirur, mashtruar dhe gënjyer njerëzit që kanë pranë. Në përgjithësi flasin pas shpine dhe kur kapen me presh në duar, mundohen t’ju hedhin hi syve duke ju manipuluar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gaforrja: Të lindurit në shenjën e Gaforres janë shumë të ndjeshëm, u pëlqen t’i dramatizojnë situatat, e në të njëjtën kohë edhe të shtiren paturpësisht për të dalë nga situata. Në ndryshim nga Binjakët, që hipokrizinë e kanë pjesë të pandashme të karakterit të tyre, Gaforret e kanë të lidhur me gjenden e tyre emocionale. Një ditë janë të gatshme t’ju dhurojnë gjithë botën, e të nesërmen bëjnë sikur nuk ju kanë njohur kurrë. Përveç se hipokrite, Gaforrja është gjithashtu mosmirënjohëse.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ujori: Menduat se dinit gjithçka për Ujorin? Atëherë me siguri jeni në dijeni të faktit që është një nga shenjat më të rreme dhe hipokrite. Shpeshherë e imagjinojmë Ujorin si një shenjë e cila zgjedh izolimin social, si një mënyrë për të mbrojtur privatësinë e tij, por ja që pas kësaj zgjedhjeje fshihen qëllimet e vërteta të Ujorit. Të parafundit në radhitjen e shenjave të zodiakut, por të parët për t’ju ”vrarë” ditën e qarë natën, Ujorët janë hipokritë të lindur dhe pa skrupuj. Qëndrojuni sa më larg.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?