30-ta që na kthehu 30 vite pas

Nga Nertil Dika

Sot praktikisht e gjithë Shqipëria është një vend krimi.
E gjithë bota sot flet për votime jo për zgjedhje.
Flet për blerje votash dhe jo për turizmin.
Flet për një klasë politikanësh të korruptuar dhe jo statusin e vendit kandidat.
Flet për 300 mijë në eksod dhe jo për 300 mijë vendet e reja të punës.
Flet për dhunën e pushtetin dhe jo për shtetin e së drejtës.

Pas 30 vitesh pluralizëm, u kthyem në votime një partiake moniste .
Ku adminsitrata kërcënohet me vendin e punës. Ku jetimi kërcënohet me ndihmën ekonomike. I verbëri kërcënohet me heqje të kempit.
Ku të pasurit nështrojnë te varfërin.
Krimineli shantazhon të vobektin.

Kudo që hedh sytë duket një ditë e zymtë.
Sheh njerez që mbulojnë fytyrën para qendrave të votimit, pasi iu vjen turp për shërbimin që po i bëjnë Rilindjes.
E të tjerë që i marrin me furgona duke i dërguar si dele në vendet e votimeve.

Sot s’ka garë s’ka nerv nuk ka as emocion as fitues por të gjithë jemi të humbur.
Të gjithëve duhet të na vije turp, të ndjehemi të ofenduar sidomos të rinjtë që përdoren për fare pak.
Sot duhet ti vijë turp edhe gjithë klasës politike nga 1992 e deri sot. Në asnjë tekst shkolle nuk u fol për krimet e komunizmit edhe se çfarë pasojash fatale sjell një regjim për mbarë shoqërinë.
Edhe asnjë kriminel i regjimit nuk u dënua, madje u percoll për në ferr me ceremoni shtetërore nga kjo klasë e korruptuar politike.

Sot është një turp i madh për të gjitha pseudosindikatat servile që bëhen njësh me pushtetin për disa kacidhe apo për një vend pune për familjaret e tyre.
Turp edhe për ne të gjithë qe jemi më afër partive dhe me larg shoqërisë civile.
Por turpi më i madh është për ato të cilët për gjysëm shekulli i persekutuan,i poshtëruan dhe sot shkojnë te votojnë për xhelatet e tyre.

Sot është dita kur Kryeminsitri shkon e voton me brekushe.
Ku Erjon Veliaj gënjen njësoj si cdo ditë.
Ku “Rilindasit janë në aksion për të paguar sa më shumë njerëz për të votuar për ti bërë qejfin Bablokut.
Po sot nga aleanca e krimit të veshur me pushtet dhunohen barbarisht fëmijet.
Gazetarët goditen me kallash, policia kërkon falje por nuk dënohet sipas ligjit.
Sot doli dhe Gramozi dhe na foli për Shqipërine Europiane.

Çdo njeri që ka votuar sot nuk duhet të jetë kurrsesi krenar.
Nuk i ka bërë nder vetes por një qeverie super të korruptuar .
Nuk i ka bërë dëm askujt më shumë se vetevetes së tij.
Edhe nëse ka votuar për të nxjerrë mllefin e tij ndaj një bashkë-fshatari apo komshiu, të jetë i sigurtë se vetëm sa ju ka rrit vlerat edhe më shumë atyre.

Të gjithë ata që i than jo votimeve moniste me vullnet të plotë dhe logjike të arsyeshme, do jenë në anën e mirë të historisë.
Të gjithë ato që i than JO kësaj farse apo ktij Regjimi të dështuar janë fitimtar.
Shumë shpejt e drejta do shkojë në vendin e vet. Regjimi do bie.
E ardhmja do te jetë më e bukur dhe më demokratike.
Të gjithë ato që i qëndruan përballë të keqes do jetojnë me dinjitet dhe krenarë për atë që bënë për veten dhe brezat që do vijnë.

SHKARKO APP