4 llojet e reja të Covid-it, që po mbajnë shkencëtarët zgjuar

“Së paku katër variante të koronavirusit po mbajnë zgjuar gjatë natës shkencëtarët”, nis një artikull i CNN-it.

Mendohej se Covid-i fillestar do të ishte i vetmi problem dhe sfidë për shkencëtarët, derisa në Mbretërinë e Bashkuar u shfaq një lloj i ri, që duket se përhapet më shpejt dhe është shumë më infektues së varianti i vjetër i virusit. Shfaqja e tij trembi udhëheqës politikë, të cilët nuk vonuan të mbyllin kufijtë si dhe të vendosnin kufizime të shumta, si një përpjekje kjo për t’i vënë fre kërcënimit.

Lloje të tjera, të zbuluara në Afrikën e Jugut dhe Brazil nuk kanë mundur ende të përhapen më të njëjtën shpejtësi si ai britanik, por sidoqoftë kanë shfaqur një “plejadë” mutacionesh, çka ka tërhequr vëmendjen e ekspertëve. Po kështu, zyrtarisht është pranuar edhe ekzistenca e një tjetër lloji, të shfaqur në Kaliforni.

“Të jem i sinqertë, nuk flemë shumë kohët e fundit”, shprehet Dr. Christian Gaebler, një imunolog molekular në Universitetin Rockefeller, i cili po studion përgjigjen imune të trupit ndaj infeksionit të koronavirusit.

Por sa shqetësuese është tani që flasim situata?

Momentalisht, asnjëri prej varianteve nuk ka arritur të realizojë atë çka shkencëtarët i druhen më shumë; një shndërrimi dhe mutacioni të atillë që shkakton sëmundje më të rëndë dhe është imun ndaj vaksinës.

Çfarë dihet deri sot rreth këtyre varianteve?

B.1.1.7

I shpërndarë në 60 vende të botës, në krye të listës për studiuesit në SHBA është varianti B.1.1.7, parë për herë të parë në Britani. Qendrat e SH.B.A-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve paralajmëruan javën e shkuar se ky virus mund të përkeqësojë përhapjen e pandemisë.

B.1.351

Përgjegjës për infektimin e 23 shteteve, lloji në fjalë u gjet në Afrikën e Jugut. B.1.351 ose 501Y.V2, ka një model tjetër të mutacioneve, që shkakton më shumë ndryshime fizike në strukturën e proteinave të pikës, sesa B.1.1.7. Një mutacion i rëndësishëm, i quajtur E484K, duket se ndikon në fushën e lidhjes së receptorëve – pjesë e rëndësishme për t’u bashkangjitur në qeliza.

P.1 dhe P.2

Dy variante shqetësuese janë parë edhe në Brazil. Njëri, i quajtur P.1., është gjetur në 42% të ekzemplarëve në një sondazh të bërë në qytetin Brazilian të Manaus.

L425R

Një devijim i Covid-it fillestar është hasur edhe në Kaliforni.  Ende nuk dihet rreth tij nëse është apo jo më infektues së varianti më i vjetër apo llojet e reja.

SHKARKO APP