4 orë konferencë me gazetarët, Putin ndan sekretin e shishes misterioze
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka zhvilluar për më shumë se katër orë konferencën për shtyp të fundvitit. Teksa u përgjigjej pyetjeve të gazetarëve, nuk kaloi pa u vënë re edhe pija me të cilën Putin freskohej herë pas herë.
I pyetur nga gazetarët e pranishëm, Putin u shpreh se pija nuk ishte ujë por një çaj bimor siberian. ”Është çaj. Nuk është as çaj, por një zierje e bimëve siberiane”,-tha Putin.
Konferenca zgjati katër orë e 29 minuta dhe gati 800 gazetarë u akredituan për të qënë pjesë e saj, por presidenti i Rusisë iu përgjigj vetëm 60 pyetjeve.