5 arsye për të fjetur gjumë që në orën 22:00
Yjet si Kim Kardashian, Anna Wintour dhe Oprah Winfrey kanë diçka të përbashkët: të gjitha flenë në orën 22:00. Këto gra e dinë mirë se të flesh kaq herët dhe ekzaktësisht në këtë orë ndikon pozitivisht në trup dhe mendje, prandaj nëse një nga objektivat e vitit të ardhshëm është suksesi, sot fli gjumë herët.
1. Marrim më të mirën nga gjumi
Gjumi më i mirë thuhet se bëhet nga ora 10 deri në orën 2 të natës. Ky është orari kur mendimet e këqija fiken si me magji dhe gjumi të duket më i ëmbël se kurrë.
2.Trupi kthehet sërish në formë
Gjatë kohës së ciklit të gjumit të thellë, trupi rigjenerohet vetë dhe ditën tjetër do ta shihni sa mirë dhe sa të fuqishëm do të ndiheni fizikisht.
3. Niveli i stresit ulet
Duke mos fjetur mjaftueshëm, do të ndjeni më shumë stres për shkak të hormonit të cortisol-it në truo. Nivelet e larta të këtij hormoni na bëjnë të ndihemi më ankthioz se zakonisht.
4. Kontrollojmë më mirë emocionet tona
Studimet kanë treguar se njerëzit që flenë herët dhe mjaftueshëm orë, janë më të lumtur gjatë jetës. E kundërta ndodh kur kemi mungesë gjumi. Emocionet janë më të vështira për t’u kontrrolluar dhe s’jemi gati për vështirësitë e ditës. S’e doni këtë apo jo?
5. Bëhemi më empatikë
Duke shmangur një proces kaq të rëndësishëm sa gjumi, është e vështirë të lexojmë nga jashtë lumturinë dhe trishtimin. Sipas një studimi, njerëzit që bëjnë gjumë të mirë janë të aftë të kuptojnë dhe analizojnë të tjerët edhe pa folur fare.