5 gjërat që s’duhet të bëni më gjatë karantinës

Meqë jemi izoluar prej disa javësh, njerëzit kanë filluar të bëjnë gjëra që më parë s’do t’i toleronim as për një sekondë, por duke marrë parasysh rrethanat, konsiderohen normale. Patjetër, postoni kafenë që bëni në shtëpi, por ndaluni me aq. Askujt s’i intereson gjithë rutina e mëngjesit. Mjaft me kaq, ja çfarë s’duhet të bëjmë më gjatë karantinës.

Live në Instagram

Nuk e di ku e gjetën vetëbesimin të gjithë të dalin live në Instagram, por sa mirë do ishte sikur të mos e kishin gjetur kurrë. Për çfarë do flasësh që është kaq interesante? Praktikisht jemi të gjithë në shtëpi, duke bërë të njëjtat gjëra. Për më tepër, të gjithëve u ka ardhur në majë të hundës me live-t në Instagram dhe s’i klikon më njeri.

Videotelefonata pa paralajmërim

Fakti që jemi në shtëpi dhe të lirë nuk do të thotë që duam të flasim me video me këdo, kurdoherë. Rregullat e mëparshme vlejnë ende. Nëse nuk pyesim më “a mund të flasim me video?” Shoqëria do të rrënohet brenda natës. Na lini kohë të veshim diçka të paraqitshme dhe të sistemojmë flokët para se të përgjigjemi.

Sfida në Instagram

E di çfarë nuk duan beqarët e bllokuar vetëm në shtëpi? Që çdo çift të postojë foton e parë bashkë. Ndoshta kjo është gjëja e fundit që duan. Dhe le të mos flasim për sfidën e fotove bardhë e zi. Një Zot e di ç’do të postojmë thjesht sepse na tha një hashtag.

Të gjithë janë influencues

Vetëm se nuk janë të gjithë influencues. Nje postim me natyrë “influencuese” në ditë tolerohet, por ju lutemi, mjaft me rutinën e mëngjesit, rutinën e ushtrimeve, kërcimet në TikTok apo rutinën e kujdesit ndaj lëkurës. Se ke një telefon me kamera, s’do të thotë që duhet të dokumentosh gjithçka.

Të takosh shoqërinë

Keni parë ndonjë lajm këto muaj? Keni lexuar qoftë një artikull të vetëm? Nëse jo, ju informojmë se jemi në mes të një pandemie dhe duhet të qëndrojmë të izoluar për të mos përhapur virusin te të tjerët. Çfarë dreqin po bën? Pas një viti, kur të jemi akoma në karantinë, do kthejmë sytë nga ty që s’durove dhe takove shoqërinë. /Anabel/

SHKARKO APP