5 këshilla për të mbrojtur fëmijët tuaj nga rreziqet e internetit

Fëmijët janë bërë përdorues të rregullt të  pajisjeve teknologjike dhe është thuajse e pamundur t’i shkëputur prej tyre.

Duke qenë se kalojnë një kohë të gjatë me ta, priren të jenë të ekspozuar ndaj rreziqeve. Më poshtë abcnews.al do të ndajë me ju 5 këshilla si të mbroni të vegjlit tuaj nga interneti.

1. Kontrolli

Kontrolloni së bashku me fëmijën tuaj cilësimet e sigurisë dhe privatësisë, për të garantuar se e ka të aktivizuar opsionin e verifikimit me dy hapa (two step verification) dhe që kodet që ai përdor janë të sigurta.

2. Diskutimi

Diskutoni me fëmijën që miqtë e tyre në internet të jenë vetëm ata që kanë në jetën reale, sugjeron abcnews.al.

3. Pranimi i kërkesave për miqësi

Në asnjë rrethanë të huajt ose “shokët e shokëve” nuk duhet të pranohen.

4. Shpjegimi i rreziqeve

Flisni me fëmijën tuaj për rreziqet e ekspozimit të të dhënave personale (emrat, adresa e shtëpisë, numrat e telefonit, shkolla, etj), fotot ( e turpshme ose jo), aplikacionet dhe shërbimet e internetit.

5. Flisni me fëmijën për dërgimin e fotove dhe videove

Theksojuni fëmijëve se dërgimi i mundshëm i fotove tek një person i njohur në një kohë të caktuar mund të ketë pasoja negative më të ardhmen.

SHKARKO APP