5 këshilla të arta për të shpëtuar përgjithmonë nga lëkura e thatë
Kalimi nga stinët e nxehta në të ftohta dhe e kundërta, kanë ndikim tek lëkura jonë. Ndryshimi i temperaturave e bën lëkurën më të thatë e më irrituese.
E si të kujdesemi e ta evitojmë këtë, lexoni pesë këshillat më poshtë .
Ndaloni pirjen e duhanit
Duhanpirja e bën lëkurën më të thatë njëkohësisht përshpejton procesin e plakjes, duke e shndërruar lëkurën të pirur ndaj oksiduesve.
Vendosni krem rregullisht
Vendosja e kremës çdo ditë ngritë hidratimin e lëkurës si dhe mbron lëkurën nga temperaturat e ashpra.
Evitoni sapunët dhe dushet e gjata
Përdorimi i tepërt i sapunëve dhe shamponeve e bën lëkurën tuaj të thatë dhe largon lipidet (shtresë mbrojtëse e jashtme e lëkurës). Përdorni pastrues me vaj në vend të sapunit.
Kujdes ambientin
Një ambient i brendshëm shumë i nxehtë dëmton lëkurën. Visheni një xhakete dhe uleni temperature pak.
Konsumoni shume ujë
Dehidrimi e bën lëkurën e thatë, kshtuqë sigurohuni të pini të paktën gjashtë deri në tetë gota me ujë në ditë.