5 mënyra që studentët shqiptarë përdorin për të kopjuar

Shiko, thjesht po raportojmë se çfarë po bëhet vërdallë, jo të nisni të bëni kopjet për provimin e radhës. Kopjacët kanë ekzistuar me njerëzimin dhe po u japim pak vëmendje për punën e tyre të palodhur.

Metoda klasike e kufjeve përdoret gjerësisht në bankat e fundit të auditorëve, aty ku rrezja e shikimit të pedagogut është inefiçente. Studenti i pëshpërit kufjes pyetjen dhe dikush jashtë, në pritje, i pëshpërit mbrapsht përgjigjen. Me dorën mbi vesh, sikur po mbështetesh, eleminohen mundësitë e kapjes.

Kufjet dolën nga moda kur në treg u lançuan orët e zgjuara, smart ëatches, domethënë. Dhe s’e kemi fjalën vetëm për Apple Ëatch, por për çdo version të ngjashëm. Në një letër shkruhet gjithçka që mund t’i nevojitet studentit. Letra më pas fotografohet dhe ajo foto ngarkohet në orën e zgjuar. Gjatë provimit studenti sheh pyetjen, sheh orën dhe voila.

Jua merrte mendja se xhinset e grisura janë miku më i mirë i një studenti kopjac? Epo janë. Para se të nisë provimi, studenti fut letrën që përmban gjithë konceptet kyçe a formulat nën xhinse, pranë të çarës. Kur nuk di ndonjë gjë, thjesht tërheq letrën nga xhinset dhe sheh ç’i nevojitet. Si një dritare dijesh.

Sigurisht, mënyra klasike me celular ofron një varietet përdorimesh. Disa studentë i bëjnë foto faqeve të librit, disa i kërkojnë përgjigjet drejt e në Google, ndërsa disa të tjerë pyesin një të besuar në ËhatsApp. Celulari mbahet mes këmbëve, në anë të karriges, poshtë fletës a bangës. Punë për ju.

Metoda e makinës llogaritëse është përdorur vetëm në lëndë që kanë lidhje me matematikën apo përllogaritje të një farë soji. Në kapak apo pjesën e pasme të makinës llogaritëse studenti shkruan gjithë formulat a konceptet që i nevojiten me laps. Kaq, pjesa tjetër s’do shumë mend për t’u kuptuar.

SHKARKO APP