5 mënyra se si qumështi mund t’ju ndihmojë në përmirësimin e shëndetit
Qumështi është një lëng i pasur me lëndë ushqyese që është përdorur në të gjithë botën për mijëra vite.
Llojet e konsumuara më shpesh janë qumështi i lopëve, deleve dhe dhive. Konsumimi i qumështit është një temë e debatuar në botën e nutricionit, kështu që mund të keni pyetur veten nëse është i shëndetshëm apo jo.
Më poshtë keni 5 përfitime shëndetësore të qumështit në shëndet, të mbështetura nga shkenca, në mënyrë që të vendosni nëse është zgjedhja e duhur për ju.
Qumështi është i mbushur më lëndë ushqyese
Profili nutricional i qumështit është mbreslënës. Në fund të fundit është dizenjuar për të ushqyer kafshët e sapolindura.
Vetëm një gotë qumësht (244 gram) përmban:
Kalori: 146
Proteina: 8 gram
Yndyrna: 8 gram
Kalcium: 28% të masës ditore të rekomanduar
Vitaminë D: 24% të masës ditore të rekomanduar
Riboflavin (B2): 26% të masës ditore të rekomanduar
Vitaminë B12: 18% të masës ditore të rekomanduar
Kalium: 10% të masës ditore të rekomanduar
Fosfor: 22% të masës ditore të rekomanduar
Selen: 13% të masës ditore të rekomanduar
Gjithashtu qumështi është një burim i mirë për vitaminën A, magnezin, zinkun, vitaminën B1 dhe për qindra acide yndyrore të ndryshme si omega – 3 dhe acidi linoleik.
Është një burim i mirë i proteinave
Në vetëm një gotë qumësht ka 8 gram proteina. Proteina është e nevojshme për shumë funksione jetësore në trup si rritja dhe zhvillimi, riparimi qelizor dhe rregullimi i sistemit imunitar. Qumështi konsiderohet si “proteinë e plotë”, që do të thotë që përmban të 9 aminoacidet bazë, të nevojshme që trupi të funksionojë në një nivel optimal.
Konsumimi i qumështit është lidhur me një risk të ulur për humbjen e muskujve si shkak i rritjes së moshës. Konsumi i lartë i qumështit dhe produkteve të tij është lidhur me një masë muskulore më të mirë dhe performancë më të mirë fizike në të rriturit më të vjetër. Gjithashtu është zbuluar se qumështi ndihmon në riparimin e muskujve tek sportistët. Pirja e qumështit pas aktivitetit fizik mund të ulë dëmtimin e muskujve, rrit forcën dhe ul dhimbjet e muskujve.
Qumështi është i mirë për shëndetin e kockave
Kjo vjen për shkak të kombinimit të fuqishëm të lëndëve ushqyese që përmban si kalciumi, fosfori, kaliumi, proteina dhe vitamina K2. Të gjitha këto lëndë ushqyese janë thelbësore për ruajtjen e kockave të forta e të shëndetshme. Shtimi i qumështit dhe produkteve të tij në dietën tuaj ushqimore mund të parandalojë sëmundje të kockave si osteoporoza.
Ndihmon në parandalimin e shtimit në peshë
Një studim në 145 fëmijë 3-vjeçar, nxori se konsumimi më i lartë i qumështit lidhej me risk më të ulët të obezitetit në fëmijëri. Një studim tjetër, ku u përfshinë 18,000 gra të moshës së mesme dhe të tretë, tregoi se konsumimi i produkteve të bulmetit lidhej me më pak peshë të shtuar dhe risk më të ulët për obezitet.
Qumështi përmban një sërë komponentësh që mund të kontribuojnë në humbjen e peshës apo parandalimin e shtimit të saj. Për shembull, përbërja e lartë proteinike e tij, ju ndihmon që të ndiheni të ngopur për një kohë më të gjatë, gjë që mund të parandalojë mbingrënien.
Për më tepër, acidi linoleik në qumësht është studiuar për aftësinë që ka për të nxitur rënien në peshë, duke bërë zbërthimin e yndyrave dhe frenuar prodhimin e tyre.
Qumështi nuk është për të gjithë
Ndonëse qumështi mund të jetë një zgjidhje e mirë për disa, disa të tjerë nuk mund ta tolerojnë apo zgjedhin mos ta konsumojnë atë.
Tek njerëzit që nuk mund ta tolerojnë atë, kjo ndodh sepse nuk janë në gjendje që të tresin laktozën, një sheqer që gjendet në qumësht dhe produktet e tij. Intoleranca ndaj laktozës prek rreth 65% të popullatës botërore. Të tjerë që zgjedhin mos ta konsumojnë qumështin e bëjnë këtë për shkak të kufizime dietike, shqetësimeve shëndetësore ose arsyeve etike./gazeta shendeti