50 përqind e administratës me gra, arritje apo dështim?!
Nga Edmond Arizaj –
Kryeministri Edi Rama, prej vitesh praktikon reklamimin e punesimit ne administrate te vajzave dhe grave. Deri ne mburrjen se 50 perqind e saj (administrates) eshte e populluar nga grate dhe vajzat.
A nuk duket pak si diskriminim? Diskriminim seksist ndaj djemve dhe burrave. Sepse minimalja duket sikur ato gra dhe vajza nuk jane punesuar sepse e kane merituar, pra ne nje konkurrim te barabarte, apo me aftesi e pergatitje e CV me te mire se pretendentet e tjere, por ne saje te perzgjedhjes kromozomatike.
Mos duhet valle qe familjet shqiptare te nisin te bejne planifikimet e lindjeve?! Eshte po e njejta situate si 30 perqindeshi i detyruar i grave ne lista e ne forume partiake.
Nuk terhiqem nga ajo qe e kam quajtur qe heren e pare: Nje fyerje e rende per grate dhe vajzat. Me duket se edhe me kete mburrjen e 50 perqindeshit, ka serish vetem fyerje per grate dhe vajzat shqiptare, qe natyrisht nuk perfaqesohen vetem nga disa pak te emeruara per shkak te gjinise se tyre ne pune publike. Sepse te reklamosh punen e bere per grate dhe vajzat shqiptare mendoj se duhen ca gjera te tjera.
1) Cfare masash jane marre per emancipimin e shoqerise ne fshat dhe ne qytet qe gruan dhe vajzen te mos e trajtoje me si kafshe pune, si mall shkembimi, apo si thes per te nxjerre dufin.
2) Si jane riintegruar ne shoqeri grate dhe vajzat e dhunuara, e perdhunuara, e nxjerra nga trafiku, e toksifikuara, jetime, pa pune, pa shkolle, pa mbrojtje.
3) Cfare masash jane marre per mbrojtjen e grave dhe vajzave qe punojne ne fasone dhe ku minimumi nje here ne muaj helmohen. Po grate dhe vajzat qe punojne per pak leke ne nderrmarrje e punishte, pa sigurime, pa te drejta?
4) Cfare u eshte ofruar konkretisht vajzave dhe grave ne periferite e qyteteve per te dale nga izolimi, depresioni dhe depersonalizimi?
5) Cilat jane pjeset ne librat e femijeve qe ne klasat e para e me pas pa u ndalur, (ku nuk mungojne pjese per marredhnien brenda gjinise) qe mesojne e edukojne respektin ndaj vajzes dhe gruas?
6) Cila eshte strategjia per edukimin dhe kulturimin e brezave mashkullore shqiptare qe e shohin gruan dhe vajzen si objekt?
Mund te kete edhe dhjetera pyetje te tjera. Thjesht nuk mund te mburresh pse arrite ne Tirane dhe ne qytetet e medha te fusesh ne pune, ne administrate, ca vajza e ca gra. Ndonjehere edhe pa merite.
Arritje eshte kur ne fshatrat prane Tiranes (imagjino me tutje), vajzat te mos presin kokeulura kur t’i fejoje babai. Arritje eshte kur meshkujt qe permbyten nga testosteroni, te gjejne derman me duart e tyre e te mos guxojne te prekin as me fjale nje vajze qe nuk i afron.
Arritje eshte kur grate qe u bie shpina ne dhjetera pune te renda, te mos e marrin pagen sikur kane dale per te lypur.
Arritje eshte kur grate dhe vajzat te nxiten per te kerkuar te drejtat dhe lirite e tyre nepermjet shkollimit, edukimit, kultures, aftesive, dhe te mos presin 30 perqindeshat, e 50 perqindeshat…dhurate nga burrat.