52 vite te martuar, çifti italian bashkohen pas mposhtjes së koronavirusit (Foto)

Teksa numri i viktimave si pasojë e koronavirusit mbetet i lartë në Itali, rastet me Covid-19 vazhdojnë të ulen.

Por një lajm i mirë vjen nga Kremona. Një çift të moshuarish kanë festuar 52-vjetorin e martesës në spital, aty ku po trajtohen për koronavirusin.

Përqafimi i tyre kë prekur zemrat e të gjthëve dhe në mbarë botën është shpërndarë fotoja e ëmbël e çiftit.

Në Itali, të martën u raportuan mbi 2900 të infektuar të rinj, për një total prej më shumë se 162 mijë personash.

Sa i përket vdekjeve shifrat janë në rritje; 602 jetë të humbura në 24 orët e fundit dhe mbi 21 mijë viktima gjithsej. Mbeten pozitive të dhënat lidhur me të shëruarit, me 1700 persona të tjerë që e fituan betejën me pandeminë. Gjithashtu, vijon rënia e shtrimeve në terapi intensive.

SHKARKO APP