57 000 dollarë për labirintin më të madh në botë, ndërtuar me borë (VIDEO)

Një labirint bore në stepat e ngrira dhe të pabanuara në jug të Kanadasë perëndimore, është regjistruar në Librin e Rekordeve Guinness. Edhe pse temperaturat shënojnë -40°C, vepra e veçantë e artit vizitohet çdo ditë nga rreth 10 000 kureshtarë.

U deshën gjashtë javë, 370 kamionë me borë dhe 12 njerëz që punonin me orar të plotë, për të projektuar dhe ndërtuar labirintin më të madh në botë, labirintin me borë që shpejt u bë pjesë e librit të Rekordeve Guinness. Clint Masse, ideatori i veprës artistike, harxhoi 57,000 dollarë kanadezë për të paguar orët e punës, kamionët, borën artificiale, gjeneratorët dhe karburantin.

Labirinti i Masse shtrihet në një sipërfaqe rreth 3000 m katrorë, ka murre 6.5 m të lartë dhe 2 metër të trashë dhe mund të vizitohet brenda 30 minutave. Ai është i pasuruar me mjaftë statuja në akull, gropa zjarri për t’i mbajtur njerëzit ngrohtë dhe çdo fundjavë vizitohet nga më shumë se 10.000 vizitorë, pavarësisht se temperaturat shënojnë – 40 gradë Celsius.

YouTube player

SHKARKO APP