6 arsye pse duhet të dëgjoni muzikë më shumë
Muzika ka një ndikim të madh në jetën e njerëzve. Ajo mund të lehtësojë gjendjen shpirtërore, ankthin apo depresionin si dhe ju ndihmon të fokusoheni kur jeni duke punuar. Shume shkencëtar të evolucionit janë shprehur se muzika mund të ketë nisur si një mjet komunikimi. Ajo ka qenë është dhe do jetë gjithmonë një mënyrë e fuqishme e bashkimit.
Po çfarë fitojmë ne si individë nga muzika? Më poshtë ju tregojmë disa prej përfitimeve sipas ‘Healthline’:
1- Ul lodhjen
Studiuesit në universitetin e Shangait dolën në përfundimin se muzika relakson dhe ul lodhjen e muskujve.
2- Rrit performancën e ushtrimeve
Të gjithë ata që janë të apasionuar me palestrën e dinë se muzika i rrit performancën e tyre fizike.
3- Përmirëson gjendjen shpirtërore.
Muzika ndihmon njerëzit të menaxhojnë emocionet e tyre.
4-Zvogëlon shqetësimet
Dëgjimi i muzikës ju lehtëson dhe ju ndihmon të qetësoheni.
5-Forcon memorien.
Kujtesa muzikore është një nga funksionet e trurit më rezistente ndaj demencës.
6-Ka ndikim në sëmundjet mendore.
Studiuesit neurologjik kanë zbuluar se të dëgjuarit e muzikës ndikon në tru duke lëshuar disa neurokimikatë shumë të rëndësishëm për shëndetin mendor.