6 profesione për të cilat nuk dinim se ekzistonin

Nga viti në vit shikojmë profesione të reja që futen në treg kjo për shkak të progresit të vazhdueshëm ekonomik dhe teknologjik por ky progres ka bërë që edhe disa prej profesioneve të vjetra të zhduken plotësisht.

1-Mbledhësit e birilave të lojës së bowling-ut

Përpara se birilat e bowlingut të mblidheshin automatikisht ata që i mblidhnin birilat e rrëzuara quheshin “pin’s boy” (djelmoshë të vegjël që qëndronin në fund të pistës).

2-Zgjimi i njerëzve nga gjumi

Përpara se të egzistonte alarmi i orës për zgjim dhe telefonat që sot na ndihmojnë për tu zgjuar, njerëzit paguanin një njeri që të zgjonte nga gjumi. Ata shkonin tek shtëpia, e u binin portave dhe dritareve me shkopinj të gjatë. Nuk lëviznin prej aty deri sa të ishin të sigurt që po i zgjonin njerëzit nga shtrati. Ky profesion ka qenë i përhapur më shumë në Angli dhe Irlandë.

3-Ndezësit e llambave

Sot ky profesion ruhet vetëm në disa zona për shembull në disa lagje të Londrës”, si trashëgimi historike apo atraksion turistik, por ky profesion ka qenë tepër i përhapur pasi ndriçuesit e rrugëve ishin me gaz.

4-Prerësit e akullit

Përpara ardhjes së teknikave moderne të ftohjes, më parë kishte njerëz që formonin blloqe akulli për të mbajtur ushqimet e freskëta. Njerëzit paguanin që ti blenin sepse mbanin ushqimet e freskëta.

5-Shfarosësit

Mijtë ishin të përhapur tepër në shekujt 16-17, ata kanë qenë të lidhur me përhapjen e epidemisë në qytet. Njerëzit paguanin shfarosësit që kapnin minjtë me duart e tyre, duke përdorur qentë e stërvitur për këtë çështje.

6-Ç’varrosësit e kufomave

Në shekullin 19, trupat e njerëzve ç’varroseshin dhe dërgoheshin në universitet për arsye kërkimore. Për të marrë një kufomë në rrugë ligjore nuk ishte e lehtë, kështu që u besohej këtyre profesionistëve

SHKARKO APP