7 shenjat suprizë që tregojnë se partneri po ju tradhëton

Nëse ai fillon dhe sillet çuditshëm është thjesht çështje kohe derisa të japë shenjat e para të tradhtisë. Edhe nëse ju keni besim verbërisht, një shenjë sado e vogël nuk do t’ju shpëtojë pa ju bërë përshtypje në sjelljen e tij.

1-Ata ndryshojnë pamjen e jashtme

Nëse krejt papritur ai fillon merret me pamjen e jashtme, tregohuni të vëmendshme.Nuk e kemi fjalën për ca blerje të reja krejt normale, por tek detajet. Dëshira për të ndryshuar komplet garderobën ose fakti që shihet në pasqyrë më shumë se më parë.

2-Sillen çuditshëm me telefonin e tyre

Ka një fjalëkalim të gjatë, mbulon me dorë ekranin sa herë i vjen një mesazh apo merr mesazhe më shpesh se zakonisht.

3-Krejt papritur shfaqin interesa të tjera

Papritur ai nis të pëlqejë dhe bëjë gjëra që s’i ka bërë më parë. Ndoshta gjëra që pëlqen personi tjetër me të cilin del.

4-Zhduket kur del nga shtëpia

Patjetër që është e shëndetshme dhe e nevojshme hapësira personale, por nëse sa herë del të jep ndjesinë që e ka përpirë Toka, duhet të shqetësohesh.

5-Ti s’je në rrjetet e tyre sociale

Nëse keni një lidhje të kosnoliduar, ai duhet të jetë i hapur në raport me ty. Jo domosdoshmërisht postimet romantike tregojnë shumë, por nëse ju fsheh vazhdimisht, diçka nuk shkon.

6-Krejt papritur, ata janë shumë të mirë

Distanca emocionale ose “ftohja” është një shenjë e tradhtisë por një tjetër shenjë po aq shqetësuese është edhe e kundërta. Ndjesia e fajit dhe nevoja për të zbutur gabimin e bëjnë atë të sillet çuditshëm dhe ngrohtë më shumë se zakonisht.

7-Janë më pak të interesuar në seks

Nëse ka qenë zakonisht ai që nis i pari dhe kjo ka ndryshuar, ka diçka. Duhet të flisni.

SHKARKO APP