8 arsyet pse 13 tetori duhet të jetë data e gjithëpranuar për zgjedhjet lokale!

Nga Kristian Kina –
8 Arsyet pse 13 Tetori duhet te jete data e gjithepranuar per Zgjedhjet Lokale!

1. Sigurohet zhvillimi i nje pale zgjedhjeve demokratike dhe ekzistenca e pluripartitizmit, tiparin kyc qe e ben nje shtet te quhet ” demokratik” dhe e diferencon nga nje regjim monopartiako- diktatorial.

2. Siguron paqen sociale dhe eleminon cdo mundesi per konflikt civil e vellavrasje. Qytetaret do te jene te lire dhe te qete te shprehin vullnetin e tyre per cilendo alternative ku ata gjejne veten dhe parimet e tyre.

3. Garanton te drejten e lire te votes, pa i intimiduar dhe segmentuar qytetaret si te njeres pale apo tjetres, vetem per faktin nese shkojne apo jo ne votime. E drejta per nje vote te lire e te fshehte eshte nje e drejte themelore e njeriut, e ne 30 Qershor ajo nuk garantohet me. Keto dite, te gjithe kemi qene ne dijeni te presioneve qe u jane bere punonjesve te administrates per “ngjyren e gishtit” te henen ne mengjes.

4. Vendos hapesiren per nje dialog konstruktiv midis te gjitha paleve, per te gjetur KONSENSUS, me ane te tolerimit paksa nga pretendimet e tyre, per hater te nje interesi me te gjere, interesin kombetar.

5. Nuk e rendit Shqiperine si nje nder vendet moniste me nje parti-shtet, qe ben zgjedhje vetem per nje parti-shtet. Mendoni se BE do te pranoje ne rrethin e saj nje shtet qe nuk ka opozite legjitime dhe ben zgjedhje – referendum? Pra, me pak fjale i bie qe pritjet, endrrat, shpresat, sakrificat, luften qe kemi bere per 30 vjet rresht, ta hedhim poshte vetem per nje dite? A ja vlen barra qerane?

6. Nese maxhoranca eshte e bindur per fitore duke u bazuar ne fuqine e numrave dhe simpatine e qytetareve, a do fitoje dhe ne date 13 Tetor ? Po patjeter, qytetaret jane po te njejtet. Fitorja eshte perseri e garantuar per ta sic do te ishte (sipas tyre) dhe ne date 30 Qershor.

7. Opozites i “ulet koka ” perfundimisht nese dhe kete here deshton te dale fituese ne zgjedhje. Madje, Rama del i fituar sepse i shtohet argumenti dhe pushteti, njelloj apo dhe me shume akoma sesa ne rastin kur do fitonte zgjedhje i vetem, pa konkurrente. Do legjitimohej, konsolidohej akoma me shume, do dilte fitimtar dhe tolerant.

8. Fiton qytetaria, toleranca, pjekuria, maturia, jepet mesazhi se me te vertete politika mendoka per popullin (meqe akuzohet per te kunderten keto 30 vjet).
Fiton harmonia, dialogu, bashkejetesa dhe jo ndasia politike.
Ne fund, fiton Shqiperia ! ??

SHKARKO APP