“8 Dhjetori” Të rinjtë shqiptarë të zhgënjyer e të pashpresë në ditën e tyre
Të zhgënjyer dhe të pashpresë, i gjen kështu një pjesë të madhe të të rinjve shqiptarë ky 30 vjetor i ditës kur të rinjtë e 1990-tës rrëzuan një regjim dhe kërkuan një Shqipëri si e gjithë europa.
Sot, shkollimi është ai që më së shumti e detyron këtë grupmoshë të braktisë vendin
Po detyron rininë shqiptare të braktisë atdheun. Me kë bën muhabet e ka mëndjen për të ikur. S’ka të ardhme. E gjithë rinia këtu punon koll senter”
Disa pamundësi shkollimi e të tjerë me diplomë, por pa punë!
Megjithatë edhe ata që kanë pasur mundësi të punësohen, sot ankohen për kushtet e punës dhe mungesën e motivimit për të vijuar jetën në vendin e lindjes.
“Ka shumë stres, sidomos nga papunësia. Kam mbaruar studimet, por nuk punësim“ thotë një djalë i ri
Nuk mungojnë as ata që thonë se të rinjtë duhet të përpiqen më shumë për vete.
“Unë do të doja që rinia shqiptare të ishte më e ndërgjegjshme për forcën që ka. Është vërtet një motiv ndryshimi nëse do të dijnë ta përdorin”
Një pjesë e tyre e ndjejnë veten si të marrë peng në atdheun e tyre nga masat kundër virusit, pasi në të kundërt do ishin larguar.
“Asnjëherë nuk do të përmbushen dëshirat e të rinjve. Jemi në kohë koronavirusi, e nuk mund të ikimi, por unë nuk do të isha këtu duke më bërë këtë pyetje” /Ora News