8 vendet më romantike në Ballkan, mes tyre edhe Riviera shqiptare

”Riviera shqiptare ende është e panjohur për të huajt, por me ujin e saj blu, plazhet e pacenuar dhe limanet, është një vend i përkryer për një arratisje romantike e të përballueshme”. “Culture Trip” i ka kushtuar një artikull destinacioneve më romantike të Ballkanit, ku ka përfshirë edhe Rivierën shqiptare.

“Mënyra më e mirë për të eksploruar është të marrësh me qira një makinë dhe të shëtisësh përgjatë bregut. Kudo që të ndalosh do të ndeshësh një plazh të egër shkëmbor. Vetë Shqipëria është një gur i çmuar për eksploruesit e vërtetë dhe i përshtatshëm për ata çifte që kanë nevojë për diçka më shumë se një plazh dhe një koktej”.

Culture Trip shkruan se Ballkani është ende një destinacion i paprekur në Europë, i paeksploruar nga të huajt.

“Ky cep në juglindje të Europës ka shumë letra në mëngët e saj, duke përfshirë ide ‘arratisjesh’ romantike, cepa romantik, qytete të përsosur për çifte, liqene dhe hotele”.

Ndër vendet më romantike në Ballkan përmenden Liqeni i Bledit në Slloveni, Dubrovniku në Kroaci, Santorini në Greqi, Plovdiv në Bullgari etj.

SHKARKO APP