84 vjet më parë Italia pushtoi Shqipërinë

Më 7 prill të vitit 1939, Italia pushton Shqipërinë. Ishte një fushatë e shkurtër ushtarake nga Mbretëria e Italisë kundër Mbretërisë Shqiptare. Konflikti ishte rezultat edhe i një gare pushtimesh midis Musolinit dhe Hitlerit. Pasi Hitleri kishte pushtuar Çekosllovakinë më 15 mars pa njoftuar paraprakisht Musolinin, diktatori italian vendosi të vazhdojë me aneksimin italian të Shqipërisë.

Mbreti Zog iku dhe pas shumë ndalesash në disa kryeqytete evropiane, familja mbretërore u vendos në Angli, ku qëndroi deri në vitin 1946 para se të shkonte në Egjipt me ftesë të mbretit Faruk. Në vitin 1955, familja mbretërore shqiptare në mërgim vendoset në Francë.

SHKARKO APP