Xhodë, që sot më mori malli…

Nga Agim Xhafka –

Ngatërrove rradhën Xhodë. Të rrije nga fundi i varganit. Pas vitesh e vitesh duhej të tregoje pasaportën atje te dera e Parajsës. Që të ikje i qeshur,i ngopur,i kënaqur. Por ja që ti i maturi në jetë e në filma kapërxeve klonin dhe u derdhe linkthi drejt errësirës. Të shtyu sëmundja,dhimbja,por mbase motiv kishe dhe filmin,teatrin,skenën,kolegët,artdashësit. Se ajo ndërtesë që po bëhet lakmi e vjedhjes ishte tempulli yt. Me shfaqje që u shiteshin biletat dy javë para. Në atë oborr lëviznin korifej. Tani ruhet nga rrënimi prej misionarësh që fe kanë traditat dhe historinë. Shteti e ka harruar artin. Shteti i ka hypur fadromës dhe shëtit si i marrë mbi betoniera.
E di që nuk më dëgjon. E di që s’ma ve veshin. Por edhe unë nuk po e besoj lajmin. Është fake. Xhevdet Ferri rron. E kam te cd në shtëpi. Siç e kanë mijra familje. Ja,e hapa “Përrallë nga e kaluara “. Ja ku je. I ri,I shëndetshëm,i pashëm. Si doje të na lije kur ne të kemi salduar te tv dhe dvd e shtëpive.
Xhotë,më dhembi zemra nga lajmi i zi. Mbase do mësohem me largimin tënd. Ama kur moshatarët e tu vite e vite më pas do ecin avash-avash e me karroca apo bastun ti do u dalësh para si kaçaku i filmit. Do qeshësh e do bësh romuze me ta. Hë mo e bëni dot shurrën,do u thuash.Atëhere ata do të kenë zili ty që në përjetësi do quhesh djalosh. Djalosh dhe bukurosh.
Xhodë të rrije dhe ca. Që sot më mori malli.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?