“A do ta bësh një foto me mbretin?” Batutat e Ramës me vajzën në Durrës

Kryeministri Edi Rama, gjatë inspektimit të ristrukturimit të pallateve në Durrës nuk ka shmangur edhe batutat.

Gjatë një vizite në shtëpinë e një prej banorëve të dëmtuar , kryeministri ka realizuar edhe foto me një nga fëmijët e asaj familje.

Teksa ka realizuar foto me maskë , Rama u shpreh edhe për realizimin e një foto pa maskë.

Rama: Si je?

Kryefamiljari: Mirë.

Rama kur takon vajzën: O si je ti, si e ke emrin.

Vajza: Mirë, Tamara.

Kryefamiljari: O Tamara do e bësh me mretin i foto, (qesh).

Vajza: Po, ( realizon foton)

Rama: E bëjmë edhe një selfie me telefonin tënd, se ju jeni mjeshtëra. Bravo, ja e bën edhe më efekt. Ta heq edhe maskën, ta bëjmë edhe një foto pa maskë, se ashtu dukem si gogoli që ka ardhur në shtëpi.

Teksa vijon inspektimet Rama shprehet se duhet të merret edhe analiza përfundimtare e ekspertëve, për të vendosur nëse do të realizohen rikonstrukturime , apo do të ndërtohen pallatet e dëmtuara nga e para.

A do ta besh nje foto me mbretin? Batutat e Rames me vajzen ne Durres| ABC News Albania

SHKARKO APP