A e dini si llogaritet kursi zyrtar i këmbimit?

Kursi zyrtar i këmbimit për monedhat kryesore, Euron dhe Dollarin amerikan, llogaritet si mesatare e kuotimeve në një moment të ditës të 6 bankave dhe 4 zyrave të këmbimit me vëllimet më të mëdha në tregun valutor.

Ndërsa për monedhat e tjera pjesë e tabelës së “kursit zyrtar të këmbimit”, llogaritja kryhet duke marrë në konsideratë raportin e secilës prej këtyre monedhave me Euron ose Dollarin amerikan, në momentin e llogaritjes së tij.

P.sh, nëse mesatarja e kuotimeve të Dollarit amerikan do të ishte 110.00 lekë dhe po në atë moment kursi i këmbimit të Frangës zvicerane me Dollarin amerikan do të ishte 1 USD = 1.10 CHF, atëherë kursi i këmbimit CHF/Lek në tabelën e “kursit zyrtar të këmbimit” do të ishte 1 CHF = 100.00.

Për informacione më të detajuara, në faqen e Bankës së Shqipërisë gjendet edhe rregullorja përkatëse.

Burimi: Banka e Shqipërisë

Ju mund të informoheni për Kursi i këmbimit valutor çdo ditë, përmes telefonit tuaj

Shkarkoni FALAS aplikacionin

PlayStore https://play.google.com/store/apps/details?id=com.scan_tv.tv

AppStore https://itunes.apple.com/al/app/scan-media/id1448376226?mt=8

/scan

SHKARKO APP