A është mirë me qenë shqiptar? – Indeksi i cilësisë së kombësisë thotë “Jo”
“O sa mirë me qenë shqiptar”, duket se është një shprehje që nuk ka aspak baza reale. Shqipëria renditet në vendin e 72-të në botë, ndër 160 vende të ndryshme të Botës në indeksin e cilësisë së kombësisë. Në Europë, vetëm Turqia, Moldavia, Bjellorusia, Ukraina dhe Kosova kanë një renditje më të dobët se vendi ynë. Të dhënat i referohen vitit 2018, ndërkohë që në raportin e një viti më parë, Shqipëria renditej në vendin e 74-të në botë.
Pavarësisht përmirësimit me dy pozicione në renditjen e përgjithshme, në pikëzim Shqipëria ka humbur pikë krahasuar me indeksin e vitit të kaluar. Siç duket qartë nga kjo hartë, ku ngjyra portokalli përfaqëson një rezultat më të dobët, ajo jeshile një rezultat më të mirë, dhe ajo blu një cilësi maksimale, Ballkani performon keq në Europë.
Nënshtetësia maqedonase, serbe, malazeze, ajo boshnjake e më pas ajo greke dhe kroate vlerësohen bindshëm më cilësore se sa ajo shqiptare, siç duket qartë edhe nga ky ilustrim. Studimi thotë se francezët janë ata që kanë arsyet më të mëdha për t’u mburrur me kombësinë e tyre. Franca kryeson listën për të 8-tin vit me radhë.
/ SCAN