A ja vlen të bëhesh mësues në Shqipëri? Paga është 50% mbi mesataren në rang republike

Duke marrë parasysh edhe rritjen e pagës prej 7% këtë vit, një mësues i ciklit parauniveristar në Shqipëri, paguhet mesatarisht 75 mijë lekë, nga 71 mijë lekë deri në 78 mijë lekë, në varësi të ciklit. Paga bruto mujore përkthehet në rreth 60 mijë lekë neto, ose 480 euro në muaj përafërsisht. Kjo do të thotë se një mësues në Shqipëri paguhet vetëm 1.5 herë, ose 50% mbi pagën mesatare neto të vendit. Kjo e fundit fiksohet në rreth 320 euro në muaj.

Rritja e pagës do të hyjë në fuqi më 1 prill të këtij viti, dhe deri në këtë datë, mësuesit e cikleve parauniveristare do të paguhen me rreth 57 mijë lekë në muaj neto. Pra, të dhënat tregojnë se në krahasim me pagën mesatare në rang vendi, mësuesit janë të mirëpaguar, çka do të thotë se, përveç pasionit, të bësh mësuesin i`a vlen edhe nga ana financiare.

Zvicra është një prej vendeve me pagat më të larta për mësuesit në Europë, me rreth 5100 euro në muaj, ose 27.5% më shumë se paga mesatare e vendit. /SCAN

SHKARKO APP