A janë efektivë dezinfektuesit? 4 rregulla bazë
Sanitizuesit e duarve konsiderohen efektivë kur përmbajnë të paktën 60 për qind alkool, sipas Qendrës Amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve.Këshillohet gjithashtu që të lani duart tërësisht me sapun dhe ujë si linja e parë e mbrojtjes. Për t’u mbrojtur sa më shumë me dezinfektuesin tuaj, ndiqni këto rregulla:
1-Përdorni sasi të mjaftueshme. Ky nuk është një moment për të kursyer. Shtrydhni sasi të bollshme të dezinfektuesit në pëllëmbë.
2-Mbuloni plotësisht pëllëmbët tuaj me dezinfektues. Fërkoni pëllëmbët pak dhe rreth secilit gisht. Edhe pse mund të keni prekur duart tuaja vetëm me gishtat dhe pëllëmbët, mikroorganizmat kanë rrugën e tyre dhe udhëtojnë shumë shpejt pasi të arrijnë në lëkurë.
3-Fërkoni derisa të thahenHapi i fundit në pastrimin e duarve tuaj është tharja. “Në mënyrë që dezinfektuesi të tregojë vërtet gjithë efektivitetin e tij në shkatërrimin e baktereve dhe viruseve, ai duhet të fërkohet në duart e tij derisa të thahet vetë. Kjo duhet të zgjasë të paktën 20 sekonda. Ju fshini ‘tepricën’ e lagur nga duart tuaja, në të vërtetë do të hiqni të gjithë alkoolin nga duart tuaja dhe është ai që duhet të shkatërrojë mikroorganizmat”.
4-Lani duart kur të keni mundësi. Parikh thotë se një person mesatar mund të përdorë një dezinfektues pesë deri në shtatë herë në ditë pa e vënë veten në rrezik, pasi shumë shpesh përdorimi i tyre do të vrasë baktere të mira, gjë që i hap rrugën zhvillimit të sëmundjeve autoimune.