A ka dritë në fund të tunelit për Italinë?
Nga Mark Lowen, BBC
Çdo ditë është si një betejë për italianët përballë kësaj tragjedie. Vendi po humbet çcdo ditë popullsinë e një fshati. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 541 vedekje në rajonin e Lombardisë. Është tronditëse.
Edhe pse është e vështirë që të shihet drita në fund të tunelit, ekzistojnë disa baza për këtë: shkalla e infeksioneve të reja po bie dhe kurba po rrafshohet. Por më shumë se dy javë nga bllokimi mbarëkombëtar, përparimi i është i ngadaltë dhe i parabartë. Dhe lajmet e tmerrshme vazhdojnë të vijnë: 46 mjekë kanë vdekur që nga fillimi i shpërthimit.
Ajo që është e qartë është se masat e kufizimeve do të duhet të zgjaten, ndoshta me muaj, thotë këshilli kombëtar i shëndetësisë. Jo do të shkaktojë ankth jo vetëm këtu, ku bllokimi po shkatërron ekonominë italiane, por në të gjithë botën, ku kufizimet e Italisë janë një model për shumë vende të tjera.
Italia është një javë ose dy pëpara shumicës së Europës- si në përparimin e virusit, por edhe në masat e kufizimit. Pra ajo që ndodh këtu, do të shihet shpejt edhe në vende të tjera.