A po rrëzohet Mark Zuckerberg?! Pas problemit të rëndë, sot i ranë të gjitha platformat

Platformat Facebook, WhatsApp dhe Instagram, të gjitha pjesë e kompanisë së themeluar nga Mark Zuckerberg, nisën të mos funksiononin rreth orës 13:00 të ditës së sotme, një rast i përsëritur pas atij të disa javëve më parë.

Shumë përdorues, edhe në Shqipëri kanë sinjalizuar probleme, madje edhe në rrjetet e tjera sociale. Hashtagët #facebookdown, #whatsappdown dhe #instagramdown u bënë menjëherë temë kryesore në Twitter.

Përdoruesit e Facebookut panë faqet e para të tyre që nuk rifreskoheshin, ndërsa ata që përpiqeshin të lidheshin me “domain”-in kryesor, facebook.com, e gjenin të padisponueshme. Instagrami ishte i paqasshëm dhe mesazhet e WhatsAppit nuk dërgoheshin apo nuk merreshin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Problemet vijnë vetëm një muaj pasi Facebook shënoi edhe problemin më të rëndë të regjistruar ndonjëherë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Facebook, WhatsApp dhe Instagram u bënë të paqasshme për orë të tëra muajin e shkuar, e u deshën rreth 24 orë që rrjeti më i madh social në botë të zgjidhte problemin. Facebook fajësoi një konfigurim serveri për këtë dhe kërkoi ndjesë për problemet./Tch/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?