A transmetohet koronavirusi nga ushqimi? Ja çfarë thonë ekspertët

Ekspertët e shëndetit thonë se nuk ka asnjë provë që koronavirusi mund të transmetohet përmes ushqimit. Kështu së paku thuhet në një shkrim të CNN, i cili është publikuar pas raportimeve këtë javë që autoritetet kineze thanë se një mostër sipërfaqeje nga një grup i krahëve të pulës të ngrirë, të importuara nga Brazili, kanë dalë pozitivë në testin për koronavirus.

Por, siç thuhet në shkrimin e CNN, nuk ka vend për frikë. Po, virusi u zbulua në produktin ushqimor në qytetin kinez Shenzhen, sipas një deklarate të qeverisë komunale dhe zyrtarët nuk e emëruan markën.

Por rezultatet e provës për njerëzit që mund të kenë pasur kontakt me krahët e pulës deri më tani janë rikthyer negative, thuhet në deklaratë, dhe gjurmimi është duke u zhvilluar për produkte nga e njëjta markë që tashmë janë shitur. Ndërkohë, një ekspert tha që testet e krahëve të pulës mund të kenë zbuluar materiale gjenetike nga ‘koronavirusi i vdekur’, i cili mund të shkaktojë rezultate pozitive false.

Në fund të fundit, shkruan më tej CNN: Mjekët dhe ekspertët e shëndetit kanë thënë vazhdimisht se koronavirusi nuk ka gjasa të transmetohet nga ushqimi. Dr. Ian Williams, shefi i një dege të Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, i cili heton sëmundjet e “lindura” nga ushqimi dhe uji, tha më parë se nuk kishte asnjë provë që COVID-19 është “i dalë nga ushqimi ose nga shërbimi ushqimor”.

SHKARKO APP