A transmetohet koronavirusi përmes pakove të dërguara nga Kina? Përgjigja e ekspertit
Në një epokë kur ju mund të porosisni gjithçka nga kudo në botë, shumë janë të shqetësuar se sëmundja mund të transmetohet nga paketat e dërguara nga Kina.
Sipas dy agjencive federale të shëndetit dhe sëmundjeve infektive virusi nuk mund të jetojë gjatë në paketat e postuara dhe se ka shumë më shumë gjasa ta kapni atë nga një person sesa nga një sipërfaqe.
Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) shpjegojnë në faqet e tyre të internetit se nuk ka shumë mundësi të kontraktoni koronavirusin nga një sipërfaqe.
Ndërsa një person mund të bartë virusin për disa ditë apo edhe javë, viruset nuk jetojnë gjatë jashtë trupit të njeriut. Kjo do të thotë që nëse virusi gjendet në një sipërfaqe, jetëgjatësia është ‘në intervalin e orëve’, sipas CDC.
Dhe për shkak se paketat kalojnë nëpër disa ambiente të ndryshme para se të përfundojnë në një zyre poste apo shtëpi, kjo i bën ata më pak të predispiozuar të mbijetojnë.
Për më tepër, Dr Elizabeth McGraw, drejtore e Qendrës për Dinamikë të Sëmundjeve Infektive në Universitetin Shtetëror të Pensilvania, thotë se një kuti kartoni nuk është një ‘tokë’ e mirë për mikrobet. “Ajo që dimë në lidhje me këto viruse është se ato nuk zgjasin shumë në sipërfaqe, dhe kjo është veçanërisht rasti për një sipërfaqe shumë poroze” siç është kartoni, tha ajo për NPR.
Për më tepër, aktualisht nuk ka raste në asnjë vend të botës, ku të jetë infektuar dikush nga pakot e dërguara nga Kina me postë. (Dailymail)
/ SCAN