Administrimi i objekteve të përbashkëta, mjaft i ndërlikuar

Nga Sadedin Çeliku
Vëndet e zhvilluara ku është dominante mirëqënija,kultura dhe edukata qytetare bëjnë diferencën me vëndet e pazhvilluara ose ato në zhvillim në proçesin e shërbimeve në përgjithësi dhe atë të administrimit të banesave në veçanti.Në vëndin tonë janë miratuar qindra ligje por që ato nuk zbatohen fare ose pjeserisht.Pikerisht këtu fillon problemi që parlamentarët tanë promovojnë ligje të parakoheshme dhe të vështira për tu realizuar në kushtet konkrete të vëndit tonë.Për ta çuar më tej idenë e këtij shkrimi desha të ndal tek taksat e reja që shtohen për banorët e pallateve,detyrat e të drejtat e pronarëve të banesës,kompetencat që do të ketë asambleja e banorëve në komunitet,tarifat që këto të fundit do të përballojnë,aftësinë paguese të qytetarëve dhe pasojat që dalin nga zbatimi i këtij ligji.Ky ligj është i parakohëshëm dhe i pazbatueshëm.
Në vitin 1993 kur u privatizuan pallatet nuk u mbajtën parasysh normat e amortizimit të banesave dheato në ujësjellës,instalime elektrike,e të tjera etj,.
Ndryshimi i sistemit solli me vete krahas të tjerave edhe ndryshimin në mënyrën e jetesës.Qytetarët me ndihmën e djemeve të tyre emigrandë bënë rikonstruksione të hyrjeve duke i sjellë ato ne kushte optimale.Sipërfaqet e përbashkëta mbeten pa rikonstruktuar e për pasojë me qindra e mijra pallate
kërkojnë sot fonde të mëdha dhe të papërballueshme për mirëmbajtjen e pallateve.Vështirë se dhe shteti do të mund ta përballonte këto investime.Të favorizuar në këtë ligj janë banorët që banojnë në pallatet e reja por që edhe këto kanë problemet e tyre.Ligji“Per administrimin e objekteve të përbashkëta në ndërtesat e banimit’’ i miratuar më parë nga keshilli i ministrave ka mjaft mangesi dhe sigurisht qysh sot kërkon ndërhyrje e përmisime për shkak të vështirësive që has gjatë zbatimit.
Problemet fillojne nga KRT-te e njësive vendore që lejet e ndërtimit i japin me gabime në mënyrë të veçantë të sipërfaqeve të përbashkëta si dhe lejet e shfrytëzimit nga ku bëhet ipotekimi apo regjistrimi i pasurise.Në përgjithësi ndesh që jepen leje ku në mjediset e përbashketa janë paraparë lulishte dhe mjedise gjelbërimi.Këto anashkalohen,jepet leja dhe merret në dorëzim dhe shpenzimet duhet ti përballojë banori.Prishen trotuare,rrugë,ndotje mjedisi dhe askush nuk dëmshpërblen apo ta kthejë në gjëndjen fillestare dhe përsëri duhet ta paguajë banori.Merret në dorëzim pa përfunduar shkallët dhe instalimet dhe përsëri fajin na e paska banori.
Banoret duhet të paguajnë tarifën e administrimit edhe në rastin kur nuk banojnë në banesën e tyre thuhet në nenin 10 të këtij projektligji.Sipas tij,pronaret duhet të lejojne kryerjen e inspektimeve dhe te riparimeve te pronës se përbashket brënda njësisë në pronësi të tij.E njejta llogjike ka funksjonuar deri tani edhe për taksën e gjelbërimit,plehrave dhe taksën e pasurisë.Nuk mund të bësh asnjë veprim në njësitë vendore pa paguar ato taksa edhe kur nuk banon dhe je jashtë vëndit.E pakuptueshme dhe ngjason me vjedhjen që shteti i bën qytetarit vet.
I shkreti qytetar,duhet të ruhet nga OSSHE-ja,Albtelekomi,shoqeritë mobile,ujësjellësi dhe së fundi nga njësitë vendore të cilët i faturojnë si tu teket edhe në se nuk banon apo ke vdekur.
Sipas ketij ligji zgjidhet nje asamble (kryesi) e cila miraton kriteret dhe tarifën e administrimit, mënyrën dhe kohën e pagesës.Miraton paketën e administrimit për vitin ushtrimor.Merr vendim për mënyren e administrimit fondit të mirëmbajtjes.Autorizon kryesinë të lidhë kontrata në emër të saj.Miraton fondin rezervë duke i depozituar në një bankë.Miraton propozimet për dëmshpërblimet kryesisht me kërkesë të të dëmtuarit dhe kur i është shkaktuar dëm nga përdorimi i pakujdesëshëm i një bashëkpronari tjeter.Per mos zbatimin e këtij ligji jepen sanksione në gjoba 10-15 mij leke të reja si për kushtet higjeno-sanitare,për mbrojtjen kundër zjarrit etj.Po mirë xhanëm e zgjidhim këtë çështje me këtë ligj dhe në këtë moment a thua se Shqiperia vetem ky hall i ka mbetur apo duhet pak kohë ?
Nga ana tjetër vërejmë se ashensorët nuk kolaudohen sipas ligjit çdo muaj,ambientet e përbashkëta nuk mirëmbahen,nuk ka fond resevë në banka dhe paratë e taksat e shërbimeve vendosen vetë pa kryesi,asamble madje administratoret nuk janë zgjedhur nga askush.Zoti Veliaj dhe vartesit e tij kanë bërë hapa false në këtë drejtim.
Unë mendoj se jemi shumë shpejt dhe do të na krijojë shumë probleme e konflikte të cilët me të gezuarit do të jenë avokatët e gjyqtarët që do merren me zgjidhjen e konflikteve.Emigracioni ka krijuar mjaft plagë sociale në mënyrë të veçantë tek mosha e tretë të cilët marrin një pension mesatar prej 18 mij lekesh.Me këto i duhet të përballojë ilaçet, energjinë, telefonin, ujë, taksa gjelberimi dhe plehrash,taksë televizori,pasurie dhe nuk e di se çfarë tjetër do të shpikin.
Nga pikpamja sociale më duket si i është rënë në qafë shumë moshës së tretë.Sipas një përllogaritje një pensionist i duhet të përballojë shpenzime çdo muaj rreth 5 mij lekë të reja në muaj ose gati 1/3 e pensionit.Kështu i duhet të paguajë 420 lek taksë pastrimi,150 lek taksë arsimi,1500 lek për ashensorin,500 lek ndriçim i përbashkët,100 lek taksë televizioni,1000 lek taksë parkim automjeti,700 lek taksë ndërtese dhe 800 lek tarifa të ndryshme shërbimi pa llogaritur medikamentet që nuk janë të rimbursueshme. Gjithashtu po te kemi parasysh se Shqiperia ka rreth 40% te papunë si dhe faktoret e drejtperdrtejtë e të terthortë qe do të krijojë kriza globale të bën të mendosh se është e pamundur përballja me këtë ligj.Sondazhi i fundit i ZOGBY krahas të tjerash evidentojë shqetësimin e shqiptarëve lidhur me papunesinë,korrupsionin,rritjen e varferisë që do të çojë në rritjen e krimit e mjaft probleme të tjera.Miratimi i ketij ligji nuk merr parasysh asnje faktor perkundrazi e bën qytetarin edhe më të varfer.Bashkitë kanë në vartësinë e tyre ndërmarrjet komunale banesa të cilat në objektin e tyre kane patur mirëmbajtjen e pallateve dhe kryesisht siperfaqet e përbashkëta.
Deri ne vitin 1990 keto ndermarje kane patur pastruerse shkallesh,bojaxhi etj.Në mjediset brënda apartamenteve paguante dhe përgjigjesh vetë banori kurse për ambientet e përbashketa paguanin një tarifë inkluduar në shumën e qerasë.Pas ketij viti kjo pune u nderpre qellimshem per ti degraduar keto ndermarje dhe per t’ia kaluar këtë shërbim njerezëve qe ushqejne punen e zeze.Mijra pallate ne Tirane,Durres,Vlore,Shkoder,Korce,Elbasan e gjetke mirmbahen me pune te zeze dhe inspektoriati i punes nje institucion ne hije që është turp të mburret nuk merr asnjë masë.
Shikoni Institutin e Sigurimeve qe nuk siguron të ardhurat e për rrjedhojë
pensionistët gjithmonë jane të rrezikuar.Të gjithe ata mijra njerëz qe punojne në pune të zeze në keto sherbime do te mbeten pa pensione per fajin tonë.
A nuk do te ishte mire qe zbatimin e ketij ligji mos t’ia lini hallexhiut,por ta marrin ndermarjet komunale si kudo ne bote.Ne kete menyre sherbimin dihet kush do ta beje,do zbatohen politika sociale dhe te diferencuara per familjet ne nevoje,eleminohet puna e zeze dhe krijohen premisa per hapjen e vëndeve të reja të punës.Vetëm kështu do të rritet kualiteti i sherbimit dhe do të përafrohet me atë standart ku pretendojmë të integrohemi të gjithë ne shqiptarët.

SHKARKO APP