Adoleshenti i futet në shtëpi të moshurës së shurdhër dhe i ther qenin

Një adoleshent është akuzuar pasi hyri fshehurazi në shtëpinë e një gruaje të moshuar dhe i theri qenin për vdekje.

Policia konfirmoi se ngjarja ndodhi në mbrëmjen e 19 majit kur 80-vjeçarja ishte shtrirë për të fjetur me kafshën e saj.

Pretendohet se 17-vjeçari Daisy Hill hyri në dhomën e gruas së shurdhër dhe e gjeti atë duke fjetur me qenin e saj, rreth 2 vjeç.

Adoleshenti theri për vdekje kafshën me një armë të panjohur dhe para se të largohej mori disa bizhuteri me vlerë.

E moshuara nuk kishte dëgjuar asgjë, por u trishtua mëngjesin e ditës tjetër kur pa se qeni i saj nuk reagonte. Nuk hezitoi të telefononte policinë.

Adoleshenti u arrestua 11 ditë më vonë pasi kishte 6 akuza për vjedhje dhe vepra të jashtëligjshme.

SHKARKO APP