Aforizma nga vetekarantina, 18 Mars 2020
Prof. Lisen Bashkurti –
E verteta eshte ilac i hidhur per tu kaperdire, por i vetmi qe te sheron.
Thirrjet e vdekjes jane me pak te rrezikshme sesa goditjet e jetes.
Kujtohemi per shendetin kur jeta kercenohet nga vdekja.
Kualiteti i qeverisjes duket parasegjithash perballe katastrofave natyrore dhe pandemive vdekjeprurese.
Fuqia e qeverise nevojitet kur njerezit ndjehen te pafuqi.
Virusi me i rrezikshem eshte ai qe ndan njerezit nga njeri-tjetri, sepse vetmia e dobeson njeriun me shume se cdo virus.
Plotfuqishmeria e mjekut qendron tek deshira e jetes mbi vdekjen.
Atje ku shperfillet mjeku, vdekja ndjehet ne shtepine e vet.
Pushteti i mesuesit qendron tek forca e mendjes mbi trupin.
Atje ku neperkembet mesuesi, injoranca kercen valle mbi dysheme.
Qeverisja pa te dhena dhe analiza statistikore eshte perzjerje e dogmes me propoganden.
Frika dhe kujdesi jane moter e vella. Ndersa frika buron nga instiktet, kujdesi buron nga vetedija.
Maskat vihen per te mbuluar deshtimin, por deshtimin nuk e mbulon asnje maske.
Kur te keqijat vijne ne shtepi njera pas tjetres, hapi dyert e dritaret qe te mos mbeten brenda.
Higjena eshte profilaksi, jo terapi.
Higjena nevojitet perhere, terapia nevojitet me raste.
Pastertia eshte tregues i larte i qyteterimit.
Llafazanlleku ne politike buron nga lidershpi truthare.
Media e lire eshte rruge shumekalimshe komunikimi dhe jo altoparlant nje kalimsh.
Cdo virus ka rrezikshmerine e vet, por psikovirusi eshte me shkatrrimtari.
Maskat, maskarenjte dhe maskaradat pjellin njera-tjetren dhe te gjitha se bashku krijojne tragjikomedite e kohes.
Maskat jane per te zene gojen dhe hunden per te ndaluar te keqen, por jo syte dhe mendjen qe te mos e shohim dhe te gjykojme ate.