AFP: Maskat Veneciane, “Made In Albania”

AFP, i ka kushtuar një reportazh Shqipërisë, pikërisht qytetit të Shkodrës ku një ndërmarje cilësore prodhon artikuj për festat e karnavaleve.

Shkodër (Shqipëri) (AFP) – Në një ndërmarje në veri të Shqipërisë, artistët pikturojnë dhe zbukurojnë me dorë dhjetëra mijëra maska veneciane, të cilat pëlqehen nga përdoruesit gjatë sezonit të karnavaleve në të gjithë botën.

Për çdo vit, ndërmarrja, Angoni eksporton rreth 20,000 deri në 30,000-mijë produkte, të gjitha janë unike, nga më e thjeshta e deri tek më ekstravagantet.

Pronari i saj, Edmond Angoni, 64 vjeç e hapi, “Venecia Art Mask” në Shkodër në 1997, pasi punoi për një kohë në Itali.
Sot, aty janë të punësuar rreth pesëdhjetë njerëz.

Rreth “70% e prodhimit është menduar për tregun e Venecias”, ku karnavalet sapo janë minimizuar për shkak të “koronavirusit”, pjesa tjetër po shitet deri në Australi, në Britaninë e Madhe, në Francë, madje edhe në Shtetet e Bashkuara.

Kompania gjithashtu ka shtatë dyqane në Venecia, të cilat shërbejnë si një “vitrinë” për kineastët dhe ndihmësit e tjerë të teatrit që vijnë për të porositur nga e mbarë bota.

Maskat janë shumë të njohura gjatë karnavaleve, por kompania funksionon gjatë të gjithë vitit dhe madje disa prodhime të tyre, janë përdorur edhe nga arti i shtatë, “kinematografia”.
Nicole Kidman si edhe Tom Cruise, i kanë veshur për shembull, maskat, Angoni, në filmin ” Eyes Wide Shut”, të Stanley Kubrick të publikuar në vitin 1999.

“Gjithçka aty është e punuar vetëm me dorë”, tregon Emanuela Përgjergji, 36 vjeç, një nga piktoret duararta në ndërmarje.

Prodhimi fillon me kallëp balte në të cilën derdhet modeli, dhe që më pasohet nga një duzinë me hapa të saktë artistikë.

Maska ka një kosto – nga 20 euro për një ujk, e deri në 1.500 euro për një artikull më luksoz – por ky çmimi varet nga kërkesat dhe nga cilësia, shprehet pronari, zt. Angoni.

“Ne i vendosim punës tonë vetëm anën artistike, duke i trajtuar produktet me pasion dhe më shumë dashuri pasi i cilësojmë vetëm si vepra arti”.

Nora Gjonaj ka filluar punë përpara 20-vjetësh.

Maskat e saj të preferuara janë: “kafshë të të gjitha llojeve, të cilat pasi janë pikturuar dhe zbukuruar janë shumë të bukura dhe shumë të suksesshme” në mbarë botën, thotë ajo entuziaste.

Ndërmarja gjithashtu përfshin një sallë ekspozite ku vizitorët mund të admirojnë modele luksoze të zbukuruara, si me fletë ari, ashtu edhe argjendi, ato janë të zbukuruara me pupla, me kristale Sëarovski, perlat, etj etj.

Ekspozita përbën një tërheqje shtesë për turistët e huaj që vijnë për të vizituar Shkodrën, “Venecia e Shqipërisë” e famshme për liqenin dhe kështjellën e saj historike.

Ivana Dedovic erdhi nga Mali i Zi, shteti fqinj për të blerë dy maska për veten dhe shoqen e saj, të cilat do t’i veshin për festat në vendin e tyre.
“Vështirë për tu zgjedhur, të gjitha janë të bukura”, thotë ajo e kënaqur.

Përgatiti për shqip, Hamza HATIKA

Media franceze i bën jehonë rezistencës së aktorëve si edhe asaj të publikut artdashës me rastin e 2-vjetorit ndaj faljes së truallit për klientin e Bashkisë, Shkëlqim FUSHA.

Teatri fashist ’i Tiranës në rrezik shkatërrimi qëndron i vendosur në Shqipëri.

E ndërtuar nga okupatori italian, ndërtesa është pjesë e trashëgimisë së vendit.
Mobilizimi aty ka qenë i fortë për dy vjet për të parandaluar shkatërrimin e tij.
Teatri është nën kërcënim e shkatërrimit.
Teatri kërcënohet me shkatërrim.
Për të festuar përvjetorin e dytë të rezistencës mbarëpopullore, ”të teatrit të kërcënuar, regjisori Robert Budina nuk ka frikë të thërrasë “fantazmat e aktorëve që interpretuan atje’.
Ata janë me ne!
Teatri kombëtar është një shtyllë e shoqërisë sonë.
Të mbrosh atë është si të mbrosh demokracinë.
Publiku, i ulur në kolltuqet e kadifenjtë të kuq, shpesh edhe në tokë, duartroket gjithçka interpretohet atje.
Shekspiri fliste shqip atje.
E krijuar në vitin 1939 nga arkitekti Giulio Berte, ndërtesa ishte një nga arritjet e para të okupimit fashist italian, i cili ndryshoi thellësisht planifikimin urbanistik të qytetit të Tiranës.

Teatri ka vulosur një faqe të ndritur të historisë së artit shqiptar.
Ka edhe ato të errëta madje, si padia e parë e ngritur në 1945 nga regjimi komunist kundër artistëve dhe intelektualëve.
Më e ndritshme: është se në këtë skenë edhe vetë Shekspiri ka folur shqip, kujton Robert Budina.

Një sit kulturor i kërcënuar nga politika.
Mobilizimi mbarë popullor ishte shumë i fortë kur Parlamenti, i bojkotuar nga deputetët e opozitës, miratoi me urgjencë klienteliste një ligj të veçantë që parashikonte një partneritet publik-privat [ PPP] për rinovimin urban të sektorit rreth Tij.
Perimetri i gjerë iu dha Shkëlqim Fusha, një nga oligarkët kryesorë të vendit, i lidhur me Partinë Socialiste në pushtet.
Projekti?
Kullat, me detyrimin e vetëm të një teatri të ri në një model të zvogëluar.

Frymëzuar nga një ndarje e plotë e pronës publike dhe e hapësirës, thotë Robert Budina.
Protestuesit u mbështetën nga organizata Europa Nostra, e cila mësë fundmi e përfshiu teatrin në listën e vendeve më të rrezikuara të trashëgimisë kulturore evropiane në vitin 2020.

Marrë nga AFP. Përgatiti për shqip, Hamza HATIKA

SHKARKO APP